Leskaj: “Ministrat lidhin kontratat, pastaj i bëjnë konkurset”
“Të gjithë e dinë stilin që ministrat i emërojnë me kontratë drejtorët dhe punonjësit e tjerë dhe pastaj bëjnë konkursin ku konkurron drejtori i emëruar dhe ndonjë punonjës i marrë me qira nga brenda ministrisë, sa të bëhet numri. Vetëm në tri ministri janë marrë 337 veta me kontratë, që më pas këta na “fitojnë” konkursin. Kampione është Drejtoria e Tatimeve, e cila ka bërë 228 rekrutime me kontratë, jo me konkurs. Të njëjtin fat kanë edhe ata specialistë që janë në listë pritje. Nga 340 nëpunës të regjistruar në listë pritje, vetëm 13 prej tyre janë emëruar. Mjafton kjo shifër për të dëshmuar një shpërfillje dhe arrogancë të pashembullt të qeveritarëve ndaj ligjit dhe specialistëve”.
30 Maj 2008