Mungesa e konsensusit shtyn votimin e projektligjit për titujt e pronësisë
Mungesa e konsensusit midis opozitës dhe maxhorancës ka bërë që në Kuvend të shtyhet përsëri votimi i projektligjit të qeverisë për verifikimin e të gjithë titujve të pronësisë, të ndarë sipas Ligjit 7501 për tokën bujqësore

Drejtuesi i seancës, Fatos Beja, e shtyu votimin e këtij projektligji pasi ende deputetët e Partisë Demokratike, Partisë Republikane dhe të opozitës nuk kanë rënë në një konsensus në lidhje me këtë projektligj. Projektligji në fjalë ka disa dhjetëra amendime në krahasim me variantin e tij fillestar. Në fakt, përfaqësuesit e opozitës e kishin shprehur kundërshtinë e tyre ndaj këtij projektligji dhe për këtë arsye shtyrja e votimit të tij ka qenë e pashmangshme. Ky projektligj ka si qëllim të vendosë kriteret e vlefshmërisë ligjore të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore dhe strukturat shtetërore, të ngarkuara për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore. Projektligji ka përcaktuar edhe mënyrën e përfitimit të pronësisë së tokës. Sipas projektligjit, kanë vlefshmëri ligjore titujt e pronësisë private mbi tokën, sipërfaqet që më 1.8.1991 kanë figuruar në regjistrat kadastralë, në zërin “Tokë bujqësore”, dhe janë përfshirë në territoret e administruara nga ish-kooperativat bujqësore deri në kohën e hyrjes në fuqi të Kigjit nr. 7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”, të ndryshuar. Njëkohësisht titulli i pronësisë fitohet për ato sipërfaqe të tjera të tokave bujqësore, të administruara nga ish-ndërmarrjet bujqësore dhe institucionet e tjera shtetërore, të kaluara për ndarje për fshatrat e ish-kooperativave bujqësore vetëm me miratim të ministrit të Bujqësisë, deri në kohën e hyrjen në fuqi të Ligjit nr. 8337, datë 30.4.1998, “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave”. Pika e tretë që njeh një titull pronësie është për ato sipërfaqe të tokave bujqësore të ish-NB-ve, sipas dispozitave të përcaktuara në Ligjin nr. 8053, datë 21.12.1995, “Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore”. Një tjetër pikë e diskutueshme dhe që shihet si standard i dyfishtë është pika tre e këtij projektligji, i cili përcakton se familjet fshatare ose individët që faktikisht e përdorin tokën bujqësore dhe e shfrytëzojnë atë në kufijtë e pretenduar prej tyre, si pronë e para kolektivizimit dhe që nuk kanë pranuar të pajisen me aktin e marrjes se tokës në pronësi, mund ta kërkojnë dokumentacionin ligjor të pronësisë, sipas procedurave të përcaktuara në Ligjin nr. 9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, - të ndryshuar.
30 Maj 2008