Leskaj: Negociatat e PD me Presidentin, të matura
Ish-ministri i kabinetit "Berisha" dhe deputeti i PD-së, Bujar Leskaj, i ka paraqitur Kryeministrit Berisha kërkesën me pesë pika, ku një ndër to ishte mënyra sesi do të zhvillohen negociatat me kreun e shtetit. "Presidenti Topi është i yni dhe i të gjithëve. Negociatat me Presidentin Topi duhet të bëhen me maturi dhe qetësi, për të mos krijuar krizë mes institucioneve. Duhet të tregohemi të matur", u shpreh në grupin parlamentar të PD-së deputeti Leskaj. Po në të njëjtën linjë, deputeti i Vlorës i është përgjigjur edhe mocionit të opozitës kundër Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. "Duhet të jemi të vëmendshëm për sa i përket mocionit kundër Kryetares së Kuvendit. Ne s‘duhet që ta pranojmë në asnjë mënyrë këtë mocion, pasi duke vlerësuar Kryetaren e Parlamentit, ne vlerësojmë partinë që përfaqësojmë, Kuvendin, por edhe demokracinë. Vlerësojmë edhe veten si deputetë në radhë të parë", tha ai. Leskaj kërkoi bashkërendim idesh dhe qëndrimesh brenda kampit të djathtë, duke i sugjeruar Kryeministrit Berisha që të tregohet i vëmendshëm ndaj qëndrimeve të aleatëve të Partisë Demokratike. Në këtë drejtim, deputeti Leskaj u shpreh se "kemi përgjegjësi që kryetarët e partive aleate që sot janë ministra në kabinetin ‘Berisha‘ të pozicionohen qartë dhe haptas, në të kundërt të mbahet qëndrim ndaj tyre". Dëmshpërblimi i ish të përndjekurve politikë është një tjetër çështje e kërkuar nga deputeti Leskaj gjatë mbledhjes së djeshme të grupit kuvendor të PD-së. Si partizan i vjetër i kësaj çështjeje, që prej afro një viti Leskaj kërkoi që mazhoranca duhet të tregohet e vëmendshme të zbatojë dhe plotësojë ligjin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë dhe të përkrahë fuqishëm ata
persona që janë pozicionuar si antikomunistë, duke filluar me administratën, gjyqësorin, prokurorinë dhe institucione të tjera. Gjatë fjalës së tij, deputeti Leskaj ka përmendur vëllain e heroit të demokracisë, Arben Brocit. Një tjetër pikë e kërkuar nga ish-ministri i kabinetit "Berisha" është edhe hapja e dosjeve të korrupsionit nga prokuroria për të gjithë zyrtarët e lartë, duke filluar nga viti 1998 deri më sot. "Të gjithë duhet të shqetësohemi nga fenomeni i korrupsionit. Për këtë gjë, duhet që Prokurorja e Përgjithshme të hapë të gjitha dosjet e ish-ministrave dhe ministrave që nga viti 1998 deri më sot", tha Leskaj. Pika e fundit mes kërkesave të deputetit të PD-së ishte fakti që "ne nuk duhet të largojmë ata prokurorë dhe gjykatës që kanë dhënë vendime politike edhe para viteve ‘90".