Leskaj: PS filozofi bashkimi
Tiranë (start)-Partia Socialiste e ka vlerësuar si pjesë të filozofisë së saj për një bashkim të madh, të vendimit të partisë së Paskal Milos që të premtoi dje se në zgjedhjet e ardhshme do të ishte në koalicion me PS-në. Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Velentina Leskaj duke komentuar entuziazmin e militantëve të PDS-së, tha se koalicioni i ardhshëm me këtë forcë politike tregon vullnetin dhe dëshirën që shqiptarët, të rinjtë kanë për t’u bashkuar.
“Besoj se ky koalicion përputhet me atë filozofi që Partia Socialiste ka shpallur me kohë, e cila ka bërë thirrje dhe kontributin për një bashkim të madh, që është kontributi i të gjithë qytetarëve, që është bashkimi i të gjithë atyre forcave politike progresiste, që kërkojnë ndryshimin e Shqipërisë, bashkimi i të gjithë atyre që janë të angazhuar për të shpëtuar vendin nga problemet e mëdha që ka sot Shqipëria, për të shpëtuar vendin nga varfëria, korrupsioni, që besoj se janë etiketat më të dukshme të qeverisë së sotme”-theksoi Leskaj.
Duke folur rreth një ftese të mundshme të partive të majta për bashkim me PS-në, Leskaj theksoi se Partia Socialiste e ka shpallur me kohë dëshirën për bashkëpunim dhe për t’ju bashkuar një koalicioni të madh, që ju shërben qytetarëve dhe jo partive politike apo interesave të veçanta të individëve.