Leskaj: Qeveria të ndërhyjë në fshat
• Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, akuzoi qeverinë se e ka lënë fshatin dhe fermerin në mëshirë të fatit. “Situata është shumë serioze jo vetëm për shkak të varfërisë që përjeton sot 58% e popullsisë që jeton atje, por edhe për shkak të peshës që ka bujqësia në gjithë ekonominë e vendit. Pesë mijë fermerë të komunës Shirgjan dhe rreth 8 mijë të tjerë në komunat Shushicë, Gjergjan, Gjinar e Zavalinë janë sot në pamundësi për të mbjellë tokat e tyre për shkak të çmimeve të larta të mbjelljes”, tha Leskaj. Gjithashtu ajo e konsideroi dështim të qeverisë shërbimin e gjendjes civile në komuna, të cilat me ndarjen administrative janë larguar me kilometra të tërë nga banorët.