E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, Sheffer: Aleatët zemërgjerë me rajonin

• Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hop Sheffer, shton shpresat e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë për të marrë ftesën për anëtarësim në Samitin e Bukureshtit në fillim të muajit prill.Sipas Sheffer, aleatët do të tregohen zemërgjerë me rajonin, por gjithsesi ai shton se në 6 mars do të vendoset gjithçka, pas një takimi të ministrave të Jashtëm të vendeve të aleancës. “Në Samitin e Bukureshtit janë tre vendet që kanë në plan anëtarësimin, por aleatët do ta shohin rajonin me zemërgjerësi. Ftesa mund të jepet, por duhet pritur data 6 mars kur do të zhvillohet takimi i ministrave të Jashtëm në Bruksel”, ka deklaruar Sheffer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›