E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Të votohet Plani i veprimit

• Partia Socialiste kërkon që maxhoranca të votojë në Kuvend Plan veprimin e paraqitur prej saj për reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore.Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj tha dje se “në vend të Paktit të anonçuar nga kryetari i maxhorancës, ajo që kërkohet është miratimi në Kuvend i Planit të veprimit me afate të përcaktuara qartë mbi të cilat do duhet të ecin reformat. Sipas saj veçanërisht, reforma zgjedhore nëse nuk do të ketë një plan veprimi të miratuar në Kuvend me afat 18 marsin, atëherë paktet dhe rezolutat nuk na përshpejtojnë ritmin e reformës. “Nuk do të ishte e udhës se edhe kësaj here komisionit t’i mbaronte mandati pa u realizuar asgjë, prandaj duhet një plan i qartë veprimesh”, tha Leskaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›