E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis në komisionet parlamentare diskutimi për projektligjin "Për gazin natyror"



Marketingu, menaxhimi, tregu, operatorët në sektorin e gazit natyror dhe të Lëngët, me të gjithë problematikën, për herë të parë do të rregullohen përmes një strukture të re, brenda Entit Rregullator të Energjisë. Një projektligj i hartuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe i miratuar nga qeveria "Për sektorin e gazit natyror", tashmë do të diskutohet në komisionet parlamentare të Kuvendit. Ndërsa ekziston një kuadër ligjor dhe teknik për kërkimin dhe prodhimin e gazit natyror, sipas specialistëve vihet re se ai nuk është i plotë dhe në përputhje me kërkesat e BE-së. Në këtë drejtim përfshihen aspektet rregullatore dhe teknike, për organizimin dhe funksionimin e tregut të gazit natyror, praktikat ligjore e teknike për aktivitetin e furnizues-shpërndarës të gazit në treg, raportet me konsumatorët dhe rolin rregullator të shtetit në këtë treg. Në këto kushte, projektligji "Për gazin natyror", parashikon organizimin e punës përmes një Kuadri Rregullator Ligjor dhe Teknik për organizimin dhe funksionimin e tregut të gazit natyror në Shqipëri, që shpreh dhe politikën Qeveritare për sektorin e gazit natyror. Përgatitja e këtij projektligji është dhe detyrim në kuadër të programit të MSA për përafrimin me direktivat e BE-së, si dhe shpreh angazhimin e Shqipërisë në kuadër të "Traktatit të Krijimit të Komunitetit të Energjisë". Për rregullimin e sektorit te gazit natyror, ERE përcaktohet si organi përgjegjës për rregullimin e veprimtarive ne sektorin e gazit natyror, me përjashtim te veprimtarisë se kërkimi - prodhimit dhe ndërtimit e operimit të infrastrukturës dhe objekteve, si dhe linjave direkte të gazit natyror. ERE, si "Autoritet rregullator", do të jetë një ent i vetëm si për energjinë, ashtu dhe për gazin natyror. Realizimi i rolit rregullator të ERE-s bëhet nëpërmjet procesit të licencimit për veprimtaritë e karakterit tregtar në sektorin e gazit natyror. Edhe tarifat dhe rregullimi i tyre do të bëhet nga ERE, si një tjetër element shumë i rëndësishëm i aktiviteteve tregtare në sektorin e gazit.

BSH-ja hedh në shitje 22 miliardë lekë bono thesari

Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, zhvilloi dje ankandin e radhës për shitjen e bonove të thesarit të Qeverisë. Sipas Departamentit të Operacioneve Monetare pranë kësaj banke, në këtë ankand Ministria e Financave nxori për shitje bono thesari me maturim 12, 6 dhe 3-mujor, të cilat do të përdoren për Bankën e Shqipërisë dhe për bankat e nivelit të dytë. Këto bono do të emetohen respektivisht në datat 05.05.2009, 11.11.2008 dhe 12.08.2008. Nga totali prej 22 miliard lekësh, 12.5 miliard lekë do të jenë bono me maturim 12-mujor, 6.5 miliardë lekë do të jenë bono me maturim 6-mujor dhe 3 miliardë lekë bono me maturim 3-mujor.

6 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›