E Diel, 1 Nëntor 2026

Kokona: Çështja e kartave, justifikim i partive për tu ngushëlluar pas humbjes së zgjedhjeve

Ndonëse pranoi se në listat e zgjedhësve ka një numër të madh qytetarësh që nuk jetojnë, kreu i Njësisë Bashkiake Nr. 3 të kryeqytetit, Ilir Kokona shprehet se këto shtetas nuk janë deklaruar të vdekur nga familjarët e tyre, dhe siç e parashikon ligji, askush nuk mundet ti fshijë ata nga Regjistri Kombëtar i Shtetasve, përveç të afërmve të tyre. Megjithatë, sipas Kokonës këto nuk përbëjnë rrezik për procesin zgjedhor, por mënyra sesi i përdorin të dy partitë e vjetra. Kokona u shpreh se çështja e listave po përdoret si një instrument ngushëllues nga Rama për humbjen e zgjedhje. Ndërsa, për sa i përket procesit të pajisjes së shtetasve me kartat e identitetit, Kokona theksoi, se të paktën në zonën që ai mbulon, ky proces po shkon drejt përfundimit me sukses. Po të shohësh në zyrat e aplikimit ka rënë fluksi i aplikimeve, ndërkohë mund të themi se ajo pjesë e vogël që ka ngelur po shkon të aplikojë. Kështu për sa i përket shtetasve pa pasaportë që nuk kanë aplikuar, u kemi shkuar shtëpi në shtëpi dhe kanë ardhur për të aplikuar. Natyrisht në këtë pjesëmarrje kanë ndikuar edhe sanksionet që ne kemi vendosur për atë kategori pa pasaportë që nuk ka aplikuar. Mund të them se në Tiranë nuk ekziston më një shqetësim real për pajisjen e shtetasve me karta. Problemi i kartave nuk do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve, të paktën në Tiranë. Zakonisht në zonën tonë kanë marrë pjesë në votime 12-18 mijë votues, ndërkaq aplikimet janë 18 mijë deri më tani. Pra, sensibilizimi ka qenë shumë i madh, ngaqë kemi punuar për muaj me radhë, u shpreh Kokona. Më tej ai theksoi se në këto zgjedhje varet fati i shqiptarëve si liberalizimi i vizave dhe integrimi në Bashkimin Evropian, ndaj ekipi i tij ka qenë shumë korrekt për të dhënë më të mirën e mundshme. Ndërkohë, duke u ndalur më gjatë tek çështja e listave të zgjedhësve, Kokona tha se për këta lista është punuar shumë që prej 4 muajsh, duke shtuar se listat janë më të sakta në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Në qoftë se kemi pasur lista nga vitet 91 deri më sot, këto lisat përfundimtare janë marrë nga regjistri kombëtar dhe janë hedhur në regjistrin elektronik. Të vdekurit në lista ekzistojnë, por ne nuk mund ti heqim, pasi shkelet ligji. Për sa i përket dublimeve, ne i kemi verifikuar me hollësi listat dhe nuk kemi konstatuar asnjë rast të tillë. Këtu mund të përjashtojmë ndonjë problem me vajzat e martuara, të cilat nuk janë çregjistruar kur janë martuar, por edhe ky fenomen po shkon drejt eliminimit, tha më tej Kokona. Kreu i Njësisë Bashkiake Nr. 3 i kryeqytetit, Ilir Kokona, më tej u bëri apel partive që të mos i vënë para një makthi kaq të madh shqiptarët për listat dhe kartat, për të justifikuar veten në rast humbje. Kjo vetëm penalizon shqiptarët, ndaj këtë zhurmë për asgjë, populli nuk do tua fali partive politike. Populli mban shumë, por jo aq sa duan ata. Këto flasin në emër të popullit, duke hedhur baltë në procesin zgjedhor. Popullin nuk mund ta detyrojmë as të aplikojë. As të votojë, Megjithatë, pjesëmarrja e vogël në votime është një penalizim për politikën. Pra, me datë 28 populli do të penalizojë politikën dhe nëse nuk shkojnë 50 % do të thotë se e ka penalizuar komplet politikën, vijoi Kokona. Ai u shpreh se dy partitë e vjetra duhet ta presin rezultatin me qetësi dhe të mos fillojnë të hedhin shashka që tani nën pretekstin e pajisjes së shtetasve me karta identiteti. Këta që shohin listat e papunësisë, shohin mungesën e ujit dhe të dritave, dhe flasin me zell për varfërinë e popullit, këta kanë dëshirë ta lënë më të varfër sepse e komandojnë më mirë, tha ai. Ndërkohë, duke u ndalur në kuadrin zgjedhor, Kokona tha se qendrat e votimit janë gati dhe të përcaktuara, madje ka filluar edhe instalimi i kamerave për numërimin e votave. Zona ime ka 29 qendra votimi, ato janë caktuar rreth 1 muaj para datës së zgjedhjeve në shkolla e në ambiente të tjera publike. Ato i kemi çuar në KQZ me hartë vendndodhje etj., pra nuk jemi votuar. Mund të themi se është e para herë që rezultati do të dali shumë shpejt dhe do të jetë i pakontestueshëm, sqaroi ai. Së fundi, Kokona mohoi kategorikisht pretendimet e socialistëve se kartat janë pa elementë sigurie dhe të falsifikuesheme, duke garantuar plotësisht sigurinë e tyre.  

Last Updated on Saturday, 13 June 2009 15:18

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›