E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj në Elbasan: Programi ynë mbyll hendekun fshat-qytet

Kryetarja e Grupit Parlamentar Socialist, Valentina Leskaj, në kuadrin e prezantimit të programit të ri qeverisës, është ndalur dje në fshatin Mollas të Elbasanit. Leskaj ka folur para banorëve të Mollasit, për problematikën e madhe që fshati ka sot, ku nuk ekziston mbështetja nga ana e shtetit, gjë e cila ka çuar edhe në rrënimin e bujqësisë, ku banorët e kanë të pamundur të prodhojnë dhe më pas ti nxjerrin në treg prodhimet e tyre.
Sipas Leskaj, me fitoren në zgjedhjet e qershorit, Partia Socialiste ka gati një plan të detajuar për ti ardhur në ndihmë fshatit me politika lehtësuese, siç është heqja e akcizës së naftës apo mundësia për ti nxjerrë produktet në treg, çka do të sjellë edhe uljen e çmimeve në qytet: Varfëria në fshat është rritur, hendeku mes fshatit dhe qytetit është thelluar. Ne jemi këtu si Parti Socialiste, me një program shumë serioz që ta mbyllim këtë hendek, jemi këtu që me programin tonë ti japim fshatit jetën dhe dinjitetin që meriton, të rinjve të fshatit perspektivën që meriton dhe jo shpresën e humbur, ka përfunduar Leskaj për banorët e Mollasit të Elbasanit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›