Partia e Soros krijohet te Liqeni, Edi Rama hedh në sulm kamikazin Veliaj

Ditën e djeshme, G99 festoi një vjetorin me një tubim madhështor në Amfiteatrin e liqenit, aty ku një vit më parë u lançua publikisht. Në fakt, G99 deri para disa kohësh nuk ka qenë parti politike dhe nuk ka funksionuar si e tillë në Gjykatën e Tiranës, por ashtu siç funksionojnë gjërat në Shqipëri, kjo parti funksiononte si OJF për të marrë para nga donatorët dhe si parti për tu përfaqësuar politikisht. Kjo parti, e cila pretendon se ka sjellë një frymë të re në politikën shqiptare, është një tampon higjienik i Edi Ramës për ta përdorur në momentin që do largohet nga PS.
Kryesocialisti Rama, duke i pasur të gjithë pionierët e Mjaft dhe G99 kamikazët e tij, ka vendosur që një pjesë të mirë të deputetëve të parlamentit të ardhshëm ta furnizojë me një pjesë të mirë të personave që vijnë nga grupimi 99. Ndërkohë që, po të vëmë re me vëmendje, krijimi i kësaj partie është produkt i ardhur nga financimet e George Soros në Shqipëri. Soros është sot në Shqipëri njeriu më i fuqishëm dhe i paprekshëm. Njerëzit e Soros janë shpërndarë gjithandej nëpër qelizat e shtetit shqiptar dhe të politikës. Një nga skemat më mafioze të Soros është edhe fondi Besa, i cili ka ushtruar aktivitet kriminal të mirëfilltë, por që nuk mund të hetohet pasi kryeprokurorja e Shqipërisë është pjesë e skemës, e cila fillon nga presidenti Topi për tu mbyllur me ministrin e Financave Bode dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Fullani, gruaja e të cilit ka qenë kryetare e bordit të Soros dhe më pas është emëruar në Gjykatën e Lartë nga Presidenti i Republikës, Topi. G99 vjen si grupim i Soros në Shqipëri. Krijimi i kësaj partie është skemë e mirëfilltë e futjes në politikën shqiptare të përfaqësuesve të Soros, për të krijuar të tjera parajsa fiskale të tipit Besa Fondacion apo Mjaft Fondacion. I riu Veliaj është një kamikaz i vogël në tregun politik shqiptar, një kamikaz të cilit i kanë ardhur nga qielli para të pista nga burime që përmendëm më sipër, para që ia kanë bërë jetën më të lehtë dhe të bukur. I riu Veliaj sot ecën me makina që kushtojnë mbi 70 mijë euro, vishet me rroba firmato, ushqehet në restorante luksoze dhe shpenzon për vete dhe për grupin e tij qindra mijëra euro nëpër aktivitete të ndryshme, ndërkohë që moshatarët e tij diskutojnë ekzistencën dhe mungesën e perspektivës. A mos vallë i ka dalë ndonjë trashëgimi sheikësh zotit Veliaj? Vetëm aktiviteti i djeshëm i kalonte njëqind milionë lekët, ndërkohë që shikojmë se në gjithë Shqipërinë organizohen dreka dhe darka, fjetje në hotele luksoze. Gazeta Sot i ka paraqitur publikut shqiptar nëpërmjet shkrimeve dhe faksimileve, fakte të cilat vërtetojnë se burimi i financimit të kësaj partie është i dyshimtë. Krerët e partisë së Veliajt, Mazniku dhe Fuga zotërojnë aksione qindra milionë lekë në kompani të ndryshme, ndërkohë që vetë Veliaj ka biznese nëpërmjet vëllait të tij. Ky është grupimi i ri politik. Një grupim i pasur, me seli të shtrenjta dhe me njerëz që shpenzojnë qindra milionë lekë. Dje, kamikazi i vogël Veliaj festoi njëvjetorin e partisë së tij, kur në të vërtetë ky grupim ka qenë OJF dhe jo parti. A mashtrojnë këta të rinj? Në fakt në Shqipëri ndodhin çudira. Saliu vrau 26 njerëz në Gërdec, vjedh dhe grabit në mes të ditës shqiptarët dhe si hyn gjemb në këmbë. Kryebashkiaku Rama e ka shndërruar bashkinë e Tiranës si pronë të vetën, ku tenderët e kësaj bashkie i marrin vetëm miqtë e kryebashkiakut, ku paratë e taksapaguesve shndërrohen në reklama për të blerë mediat, apo lejet e ndërtimit jepen për Delijorgjin&Co, ku pronat e qytetit shiten te pronari i Tajvanit si të ishin pronat e Kristaqit. Nuk ka pse të na çudisë një parti si kjo G99, me ca kamikazë të vegjël të udhëhequr nga baballarët e tyre sorosianë dhe që duan të vazhdojnë grabitjen e madhe të shqiptarëve. G99 është sot një produkt i skemave korruptive, të cilat u pollën nga politikanë të korruptuar dhe u mbështetën nga diplomatë të superkorruptuar. Nuk duhet të harrojmë ndërhyrjen e ambasadorit amerikan, trafikantit të armëve të Gërdecit, apo të ambasadorit gjerman, i cili ka dhënë të gjitha paratë e destinuara për shoqërinë civile nga shteti gjerman në duart e Erion Velisë. Skema G99 vjen sot si mbarsje e shëmtuar e politikës shqiptare me diplomacinë ndërkombëtare, mbarsje që ka pjellë një foshnje të shpifur allafrankenshtrajni të tipit Veliaj&Co. Në fakt mediatizimi që i bëhet kësaj force politike stonon me realitetin shqiptar. Të rinjtë shqiptarë nuk kanë asnjë lidhje me fenomenin Veliaj. Të shpresojmë që ky fenomen mos të sjellë percepsion negativ në realitetin shqiptar, i cili është shumë i ndryshëm nga ky që përcjell ky grupim monstër. Realiteti i rinisë shqiptare nuk janë paratë nga qielli sorosian që i vijnë Erion Velisë, por përballja e përditshme me realitetin. Realiteti i rinisë shqiptare është lufta e përditshme me jetën dhe lufta me konkurrencën e pandershme të dhuruar nga ndërkombëtarët me një grupim politikanësh të korruptuar, të cilët e kanë stërzgjatur tranzicionin shqiptar. Dje G99 me kamikazin e vogël Veliaj festuan një vjetorin, si parti. Urojmë që mos të rriten më shumë, se kjo monstër që ka lindur do të jetë një tjetër lubi e pangopur në politikën e re shqiptare. Këta të rinj i ka mësuar George Soros me shumë para dhe nuk kanë për ti ngopur taksat e shqiptarëve.
**************************************************************************************************************************************************************************************
G99 kontrollon 5 vula OJF dhe 14 numra bankarë të shoqërisë civile
Sasia e parave që MJAFT ka marrë nga donatorët ndërkombëtarë është e paqartë, sepse mungojnë të dhënat normale që çdo organizatë apo rrjet organizatash që kanë gëlltitur mbi 5.4 milionë Euro duhej ti kishte publikuar të paktën online apo në raporte të rregullta publike. Dihet tashmë se, që në themelimin e vet, Lëvizja MJAFT e përfaqësuar ligjërisht si një qendër me tre anëtarë por që në fakt është e përbërë nga 5 organizata: Shoqata Kombëtare Shqiptare e Debatit ANDA (Spinoff i Soros 1999), Ballkan Youth Link Albania BYL-A(e famshme për ritualin e përvitshëm të meshkujve që vishen si femra), Qendra MJAFT (Vulën e të cilës dhe llogaritë përkatëse bankare i kontrollon Erion Veliaj), Fondacioni MJAFT (që operon prej 4 vjetësh në mënyrë të paligjshme), si dhe Instituti i famshëm AGENDA (i krijuar si spinoff i Soros, qendër e reklamuar në media nga Veliaj si organizatë e krijuar nga MJAFT). Këto 5 organizata kanë si drejtues të gjitha njëkohësisht të njëjtin grup njerëzish të G99: Erion Velia, Arbian Mazniku, Marinela Lika, Endri Fuga, Milva Ekonomi dhe Klotilda Ferhati (Bushka). Ky grup njerëzish janë njëkohësisht në të gjitha strukturat duke krijuar një rrjet monstruoz që nëpërmjet emrave të ndryshme thithin të gjitha fondet e shoqërisë civile për çdo lloj fushe duke u bërë si një vrimë e zezë e të gjithë ndihmave që vijnë për shoqërinë civile në Shqipëri.
Duke u kombinuar në borde kryetarësh dhe drejtorësh në organizatat që kanë krijuar nëpërmjet avokates Klotilda Ferhati (Bushka) dhe nën orientimin e përfaqësuesve të Soros në Shqipëri, këto 5 organizata kombinojnë duke luajtur me emrat e njëra tjetrës dhe duke çorientuar çdo auditim pasi përdorin 5 libra financiarë të ndryshëm dhe deri më sot numërohen mbi 14 numra bankar të hapur vetëm në Tiranë. Kjo lojë e logove të ndryshme për të hutuar çdo lloj kontrolli financiar, pasi nuk merret asnjëherë vesh se ku përfundon Qendra MJAFT dhe ku vazhdon Fondacioni MJAFT, ku mbaron Fondacioni MJAFT dhe ku vazhdon ANDA, ku mbaron ANDA dhe ku vazhdon BYL-A, dhe asnjëherë smerret vesh se ku fillon dhe përfundon Instituti AGENDA. Ajo që dihet me siguri në këtë lojë kukamçefti me paratë e taksapaguesve të huaj, është që gjithmonë në Bankë kontrollon ekipi drejtues sorosian i G99: Erion Veliaj, Milva Ekonomi, Arbian Mazniku, Endri Fuga, dhe Marinela Lika. Këta 5 persona që kanë kontrolluar dhe kontrollojnë sipas urdhrave të Soros Albania mbi 5.4 milionë euro në llogaritë bankare brenda Shqipërisë, kanë krijuar precedentin më të rrezikshëm dhe pse jo edhe më inteligjent të fshehjes nga sytë e publikut të shu