E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: programii ri i PS, ritëm për fshatin

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Gramoz Ruci ka qenë dje në fshatin Allkaj të Lushnjës. Gjatë takimit me banorët e  këtij fshati, Ruçi u shpreh se politika e re që ka ngritur dhe promovon Partia Socialiste do të bëjë të mundur ndryshimin e pritur prej 18 vitesh në këtë vend, pasi për herë të parë në 18 vjet një forcë opozitare punoi përreth dy vite në dialogim me njerëzit për të hartuar një program që nuk është një listë premtimesh të pambajtshme që bëhen thjesht dhe vetëm për të marrë vota, por një program konkret me vizion dhe ide të reja. Ruçi ka vlerësuar se programi i ri i PS, do ti japë një ritëm të ri zhvillimit të fshatit, pasi në këto kushte mbijetese të fermerit shqiptar nuk mund të vazhdohet më. Si mund ti dalë kosto dhe si mund të rritet interesi i fermerit shqiptar, kur 500 lekë për litër ia merr me akcizë shteti dhe si mund ti dalë kostoja, që në vend të blesh 1 kile sheqer hedh në tokë një kile ure, në vend të blesh 1 kile mjaltë hedh 1 kile dap tokës, se janë çmimet të njëjta, ka theksuar Ruçi për banorët duke apeluar për ta që në datën 28 qershor nuk do të dalin në votime për të siguruar një karrige, të kujtdo vajze apo djali apo vajze që do të kandidojë nga çdo spektër politik, por do të dalin në votime, për ti dhënë mandat politik një alternative, një force politike, një ekipi dhe një lidershipi, për të patur në dorë fatin e vendit, atdheut dhe familjes së gjithsecilit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›