E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takon vëzhguesit e Asamblesë Parlamentare të KE-së



Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, priti dje përfaqësuesit e Komisionin të vëzhguesve paralektoralë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, kryesuar nga Corien Jonker. “Ndihemi shumë mirë që për herë të parë kemi realizuar një infrastrukturë moderne zgjedhore. Për herë të parë votuesit kanë regjistrin elektronik të zgjedhësve. Për herë të parë Kodi Elektoral është miratuar me konsensus të plotë gjashtë muaj përpara datës së zgjedhjeve dhe institucionet zgjedhore janë në funksionim të plotë duke përmbushur çdo detyrim ligjor”, - u shpreh Topalli. Sipas saj, procesi i aplikimit dhe shpërndarjes së kartave po ecën shumë normalisht dhe të gjithë votuesit shqiptarë mund të kenë kartat e tyre të identitetit. “Ju dhe të gjithë monitoruesit do të keni mundësi të shihni nga afër procesin më të mirë zgjedhor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i kapur nga paniku, ka vendosur të bëjë çdo përpjekje për t’u ikur zgjedhjeve, por 28 qershori do të jetë dita më e bukur e zgjedhjeve më të mira që Shqipëria ka bërë ndonjëherë”, - tha kryetarja e Kuvendit.

5 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›