E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leter e hapur: BE të mos vonojë vizat për shqiptarët

STRAZBURG- Një letër e hapur e organizatës jofitimprurëse e Inisiatives Europiane për stabilitet i kërkon urgjentisht Parlamentit Europian të mos shkelë premtimin e bërë për të liberalizuar vizat me Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën brenda këtij viti.

Letra e hapur i eshte derguar Komisionit Europian, grupit te punes per liberalizimin e vizave, Parlamentit Europian dhe Sekretariatit te Keshillit Europian te PE.

Në këtë letër BE akuzohet se po përdor standarde të dyfishta lidhur me liberalizimin e vizave me vendet që ngelën në klasë në fazën e parë ku përfitoi Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Letra e firmosur një ditë më parë më 26 shkurt bën me dije se dhe Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina do të plotësojnë standardet do të ketë vonesa në procedurat e BE-së. Letra konstaton se në bazë të vlerësimit të ekspertëve që kanë monitoruar plotësimin e standardeve të dy vendeve arrihet në përfundimin se të dy këto shtete do ti arrijnë plotësisht plotësimin e kritereve në verë për të përfituar nga liberalizimi i vizave shenjen.

Kur u miratua rezoluta e Parlamentit Europian u tha se data kur do të vendosej për këtë cështje për Shqipërinë dhe Bosnjen do të ishte qershori 2010, por vonesa mund të nisë që nga Komisioni Europian i cili nuk pritet që të japë një vlerësim në mes të muajit prill. Parlamentit Europian i duhen të paktën 6-7 javë që të përpilojë rezolutën për liberalizimin e vizave pas rezolutës së KE-së . Kjo do të thotë se rezoluta nuk do të jetë gati të paraqitet në Këshillin e Ministrave të BE-së në një takim që do të mbahet gjatë presidencës spanjolle më 3-4 qershor 2010.

Nëse humbet kjo datë cdo negociatë do të vazhdojë pas përfundimit të muajve të verës. Një tjetër takim i Këshillimit të Ministrave të BE-së do të mbahet më 7- 8 tetor gjatë presidencës belge. Nëse vendimi merret pikërisht në këtë datë do të duhen më pak se 20 ditë që vendimi të hyjë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare. Kjo nuk përjashton faktin se vizat mund të liberalizohen për Shqipërinë dhe Bosnjen. Sidoqoftë kjo organizatë prestigjioze dhe me ndikim në vendimet e BE-së bën thirrje që premtimi për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen të shihet pa vonesë pasi këto vende të kenë plotësuar kriteret teknike. Letra përfundon se situata politike në këto dy shtete nuk duhet të ndëshkojë qytetarët e tyre që të trajtohen padrejtësisht pasi në Ballkan nuk duhet të fitojë terren ideja e favorizimit dhe përjashtimit të qytetarëve.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›