E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga depresioni, var veten 26-vjeçari

• MALESI E MADHE – Një 26-vjeçar i ka dhënë fund jetës në kushte të rënda depresioni.

Burime pranë policisë së Malësisë së Madhe bënë të ditur se, Mauharrem Kurtaj, babai i dy fëmijëve, lindur dhe banues në fshatin Palvar të komunës Koplik, i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në një prej dhomave të shtëpisë së 26-vjeçarit. Burimet bënë të ditur se, ai është gjetur nga familjarët i vetëvarur në një nga dhomat e katit të dytë banesës së tij. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, si edhe një grup hetimor. Pas marrjes në pyetje të familjarëve, ka rezultuar se ditët e fundit Kurtaj kishte shfaqur shenja të larta stresi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›