Letra anonime, shoqet e Kozetës, dijeni për vrasjen
08/05/2005 Një ditë pas gjetjes së trupit, persona të paidentifikuar e kanë përcjellë në komisariat
Ndonëse një letër anonime është dërguar në polici një ditë pas vrasje së studentes Kozeta Hyseni, ku pohohej se shoqet e saj kishin dijeni mbi ngjarjen, prej gjashtë vitesh dosja mbetet pa autor. Kjo, pasi nga deklarimet që ato kanë dhënë gjatë marrjes në pyetje, kanë pohuar se Kozeta kishte dalë jashtë, por se nuk dinin për çfarë. Gjithashtu ato kanë sqaruar në Prokurori se nuk e dinin me kë ishte takuar ajo. Vetëm kanë thënë se Kozeta nuk ishte kthyer gjatë gjithë natës në dhomë, prej ku kishte dalë rreth orës 23.00 të 19 shkurtit të ’99-ës.
Letra
Burime të organit të akuzës dhe të policisë kryeqytetase, kanë pohuar dje për gazetën se një ditë pas gjetjes së trupit të pajetë të studentes vlonjate Kozeta Hyseni, në komisariat kishte mbërritur një letër anonime. Sipas burimeve, në letrën e cila ekziston në dosjen penale të Prokurorisë, thuhej se shoqet e dhomës së Kozetës mund të kishin dijeni mbi ngjarjen. Burimet thonë se nisur nga kjo letër, e cila nuk kishte një autor, shoqet e saj të dhomës u morën në pyetje menjëherë për të treguar nëse kishin dijeni mbi ngjarjen. Madje, atyre u është bërë e njohur letra anonime, sqarojnë burimet. Por asnjë prej shoqeve të saj nuk ka pranuar të ketë pasur dijeni mbi motivin e vrasjes së Kozetës dhe autorit. Burimet pohojnë se janë pyetur edhe persona të tjerë të dyshuar, si persona që kanë pasur dijeni mbi këtë ngjarje, por nuk është arritur të sigurohet ndonjë informacion konkret.
Hetimi
Prej gjashtë vitesh, dosja hetimore për vrasjen e studentes Kozeta Hyseni, vajzës së ish-prokurorit të Vlorës, Luftar Hyseni, është pezulluar e rifilluar disa herë. Por deri tanimë nuk është arritur të sigurohet ndonjë emër konkret i dyshuar si autor i vrasjes, bazuar në prova materiale. Burimet thonë se dyshohet që studentja e vitit të dytë në degën Gjuhë-Letërsi në Tiranë, të ketë pasur një konflikt të mundshëm. .