Përballja e demokracive
12/02/2005 Si etikë filozofike dhe si filozofi politike, Kosova mbetet përgjithnjë ndjekëse e demokracisë së papërsëritshme anglo-amerikane, me të cilën është e lidhur përmes parimit të esencave, lirisë si kod etik e moral, ndëkohë që do jetë pjesë e vyeshme e programit politik evropian, duke u lidhur me të përmes parimit të kontratës. Kjo ndarje a kjo përfari do të jetë e dukshme dhe e diskutueshme edhe në samitin e Brukselit, në bisedat për statusin final të Kosovës
Samiti i Brukselit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i paraparë për datën 22 shkurt, s’ka se si të shihet ndryshe pos si përballje e një demokracie të konsoliduar, asaj anglo-amerikane, dhe demokracisë në konsolidim, ose, më mirë, demokracive të vogla evropiane; përballje mes një demokracie, e cila ruan atributin e lirisë në rruzull dhe një demokracie, e cila, duke qenë në konsolidim (e brishtë, madje), është po aq heterogjene.
Le ta bëjmë hapin e parë, megjithatë!
Evropa po hyn në fillimshekullin XXI me ambicien për t’u konsoliduar si fuqi ekonomike e politike në botë (a nuk ishte refuzimi i pjesshëm evropian ndaj luftës në Irak përpjekje për faktorizimin e kësaj demokracie?!), ndërkohë që është pikërisht demokracia amerikane, e cila ka ndikuar në rritën e demokracive (në shumës) në Evropë, çfarë e njohim ne sot. Atropologjikisht, ky relacion mund të shpjegohet me relacionin amë e bijë, me ndryshimin se demokracia bijë, ajo evropiane, është shumë heterogjene, përbrenda një demokracie në konstituim ekzistojnë disa demokraci të ndryshme, me tipare dhe parime të ndryshme të funksionimit.
Takimi i Brukselit, prandaj, është përballje e demokracisë homogjene anglo-amerikane, që ne kushtimisht po e quajmë amerikane, sepse identifikohet me një program trashedental të lirisë, e cila për më tepër ruan atributin e etikës demokratike të papërsëritshme në botë, dhe e heterogjenitetit demokratik evropian, i cili njeh së paku tri ose katër modele të funksionimit, të cilat Evropa kontinentale do të bëjë përpjekje t’i përafrojë (jo t’i shkrijë), duke e ruajtur njëkohësisht diversitetin në veprim. Këto janë: boshti neoroman (kodi freng), në themel të së cilës është kërkesa për shtrirjen e modelit kulturor francez; modeli gjermanik, i cili synon rikrijimin e identitetit gjerman si premisë për veprim pragmatik politik, ose modeli tjetër, i rëndësishëm për nga mënyra e funksionimit, kodi moral, i afërt me traditën kristiane (jo në kuptimin thjesht religjioz, çfarë është, ta zëmë, kodi sllav), i cili si etikë kulturore është ruajtur i paprekur në traditën kulturore polake, si model që prek në esencë të civilizimit evropian. Kodi moral, kristian, i qytetërimit evropian funksionon dhe më tepër si dimension kulturor, por me premisa për ta paracaktuar dimensionin politik të saj.
Le të bëjmë hapin tjetër.
Demokracia në Amerikë e ka krijuar tashmë modelin e papërsëritshëm të etikës politike, duke e vënë lirinë e individit në qendër të pragmatizmit politik. Esenca e saj është e lidhur me atë që Neil Çaka në vitet ’20 të shekullit të kaluar e quante njësi të kombit: zërin e gjakut, zërin e gjuhës dhe zërin e historisë. Parimet që e udhëheqin atë janë parime etike para se të jenë poitike. Zëri i gjuhës, i gjakut e i historisë tingëlloi në fundshekullin XX edhe në ishullin britanik, i cili iu bashkangjit filozofisë politike amerikane. Sot flasim për demokracinë anglo-amerikane, së paku si vizion. E Britania e Madhe është pjesë e Evropës! Ja argumenti për demokracinë evropiane si bashkësi të demokracive, ndonjëherë përjashtuese. Nëse koncepti i Evropës do të funksionojë përmbi këtë diversitet, kjo është çështje tjetër. Një gjë dihet, demokracisë evropiane i mugojnë të tre zërat. Koncepti evropian mund të jetë pasuri në strategjinë politike të Evropës së shekullit XXI, por nuk mund të jetë pragmatike në mënyrën e frymimit të saj. Mungesa e zërave detyrimisht do të përballet me tendencën e heterogjenitetit, e cila mund të sjellë situata të paparashikueshme.
Krahas temave të tjera të mëdha, Kosova, statusi i saj final, sikur u tha, do të jëtë pjesë e diskutimeve të samitit BE-SHBA: shtrirja e interesave politike e ekonomike evropiane në botë, përballja me krizën bërthamore në Iran e në vende të tjera, riparimi i marrëdhënieve mes aleatëve (kujtojmë se ishin disa vende evropiane që e përkrahën modelin amerikan të zgjidhjes në Irak, parasëgjithash modeli kulturor polak, si kod moral, i cili si i tillë është më i përafërt me modelin amerikan të demokracisë sesa me konceptin evropian). Por, a mundet Kosova të sendërtojë rrugën e saj për pavarësi me e brenda këtyre dy demokracive? E para, siç dihet, është konceptuale (dhe, sikur e dimë, konceptet njohin përafri, jo kontrata), ndërsa e dyta është bashkësi e koncepteve. Tingëllojnë përafërsisht të njëjtë, por janë tmerrësisht të ndryshme. Tek e fundit, të çarat në konceptin për Evropën janë të dukshme qysh tani. Kosova njeh përkatësi me të parën, në kuptimin e esencave, me të dytën njeh përkatësi vetëm në kuptimin e vendndodhjes dhe të programit të përbashkët politik.
Le ta përmbyllim këtë hipotezë me një konstatim.
Kosovën, filozofinë e saj politike, së paku atë të pesëmbëdhjetë vjetëve të fundit, e lidh me demokracinë amerikane parimi i lirisë, etika e lartë dhe morali politik. Kjo nënkupton një aleancë të natyrshme politike. Madje, kjo e ka shndërruar Kosovën jo vetëm në përkrahës të parimeve themelore të lirisë, por në propagandues të tyre. Etika politike e Kosovës është shembull në rajon, nga i cili, në mos vazhdofshin të frustrohen, do të mësojnë të gjitha vendet përreth.
Na anën tjetër, me demokracitë (jo: demokracinë) evropiane, Kosova mund e duhet të bashkëjetojë sepse i lidh parimi i kontratës, i cili i lidh të gjitha vendet evropiane. Diversiteti i pranuar kulturor, modeli bashkëjetesës konceptuale të demokracive evropiane, interesat ekonomike dhe strategjike, janë parametra që e përafrojnë Kosovën me këto demokraci.
Përfundimisht, le të themi se si etikë filozofike dhe si filozofi politike, Kosova mbetet përgjithnjë ndjekëse e demokracisë së papërsëritshme anglo-amerikane, ndërsa ajo do të lidhë kontratë me demokracitë evropiane, brenda diversitetit kulturor evropian, sikur ndodh sot me të gjitha vendet e tjera evropiane.
Kjo ndarje a përafri do të jetë e dukshme edhe në Samitin e Brukselit, në bisedat për statusin final të Kosovës.