E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëv, çudibërësi që fshihet nën pulovrën e trajnerit



Klejda Hoxha

Ka ardhur koha që të mos flitet më thjesht për pulovrat e tij, por duhet parë se çfarë qëndron pas tyre. Përgjigja është e thjeshtë: trajneri më befasues i Botërorit. Kur dëgjon një orkestër perfekte, violinistë që janë në sintoni, pianistë debutues pa panikun e koncertit, muzikantë që ndryshojnë instrument dhe rezultojnë që janë talente të pazbuluar më parë, atëherë merita duhet të jetë e dirigjentit. Nëse është kështu duhet që të gjithë t’i përulen Joakim Lëvit, pasi është ai që e drejton këtë Gjermani që luan dhe fiton si asnjë tjetër në Afrikën e Jugut.
Ka qenë padyshim spektakël ai i inskenuar me Anglinë në fillim dhe më pas me Argjentinën. Katër gola për secilën: me kokë, me këmbë, duke ndenjur pa lëvizur dhe falë manovrave. Edhe pse mund të konsiderohet si i dhunshëm nga perfeksioni dhe nga thjeshtësia: është e njëjta shfaqje që ka eliminuar Runin dhe Mesin, por mbi të gjitha i ka dhënë fund mendjemadhësisë së Kapelos dhe të Maradonës, pas të cilës qëndron dora e Lëvit.
Nëse Maradona ka ngritur Kupën e Botës, trajneri i Gjermanisë nuk ka arritur kurrë të bëhej pjesë e Kombëtares. Dhe karriera e teknikut nuk ka qenë kurrë brilante: në 10 vitet e fundit ka koleksionuar një rënie në kategorinë e tretë të Kampionatit gjerman, një shkarkim në Turqi dhe një titull kampion në Austri, që më pas është pasuar nga falimentimi i shoqërisë. E rishikoi Klinsman si zëvendësin e tij për Botërorin 2006 dhe menjëherë filluan të qarkullonin thashethemet për pulovrat e tij. Edhe Klinsman eliminoi Argjentinën në çerekfinale 4 vjet më parë por me shumë vështirësi: me penallti. Ndërsa Lëvi e ka shkatërruar tërësisht atë që cilësohej si një kombëtare mrekullish. Ende Maradona nuk arrin ta besojë, Merkel vazhdon të pyesë veten se si Lëv ia arriti qëllimit, pasi asnjë nuk ishte i përgatitur të shikonte një skuadër të tillë.
Joakim Lëv ka treguar në fushë një lojë prestigjioze (për të thënë magjike duhet të presim ndeshjen me Spanjën), ka marrë disa njerëz të thjeshtë dhe i ka shndërruar në asa dhe mbretër. Ka shkuar në pankinat e kopshteve publike të Mynihut dhe Këlnit dhe ka gjetur aty të parkuar Klosen dhe Podolskin. Nëse dy lojtarë që vijnë nga një sezon i dështuar, dhe në Botëror bëjnë mrekulli dhe shënojnë gola, mund të themi që janë të habitshëm, por merita më e madhe shkon për atë që i stërvit.
Basti tjetër i fituar nga Lëv është “zhBalakizimi” i mesfushës. është zhvilluar një mekanizëm që njerëzit e thjeshtë nuk e kishin parë asnjëherë: Shvajnshtajger, organizator me liri veprimi, që bën një aksion alla Mesi për të shënuar golin e 3-ë ndaj Argjentinës duke u shfaqur me një dopio-driblim në zonë i ndjekur nga një asist, Khedira dhe Ozil që dalin nga hiçi dhe fitojnë zemrën e të gjithëve dhe pastaj Myler.
Megjithatë Lëv, kur del në konferencë për shtyp, përdor ekspresionet e atij që lojën e prestigjit, në vend që ta krijonte, thjesht e ka parë. Flet për shpejtësi dhe forcë, për klas dhe vullnet kampionësh, për taktika të vëna në praktikë me përpikmëri të habitshme, duke i thurur elozhe të mëdha lojtarëve. Kjo është e vërtetë, por ai që ka sjellë veten dhe të tjerët deri në këtë pikë, duke dhënë maksimumin dhe duke arritur gjithçka që mund të arrihej deri tani ka qenë pikërisht Joakim Lëv.

GJYSMëFINALET

Nesër

Uruguai-Holandë 20:30

7 korrik

Gjermani-Spanjë 20:30

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›