E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëv ndërton “kurthin” e fitores kundër Diegos



Katër ndeshje, katër fitore. 10-2 golat. Argjentinasit marshojnë në Botëror. Gjermanët shpresojnë deri të shtunën. “Deri në çerekfinale kundër të rinjve tanë”. “Bild” pyet trajnerin gjerman: “Jogi, si mund t’i ndalojmë ne ata?” Skauteri 62-vjeçar Urs Siegenthalter ndoqi Argjentinë-Meksikë (3-1) dhe i dha një bllok të tërë me shënime trajnerit të Gjermanisë, Johakim Lëv, për të përgatitur takimin kundër 11-shit të Diego Armando Maradonës. Lëv i analizoi të dhënat me kujdes dhe është duk përgatitur planin. Kush është rreziku më i madh? Natyrisht futbollisti i klasit botëror, Lionel Mesi (23 vjeç): “Futbollisti më i mirë në botë” është shumë i vështirë për t’u bllokuar. Por, Lëvi ka parë me kujdes ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve midis Interit dhe Barcelonës, në të cilat kampionët e Europës e bllokuan argjentinasin. Te Argjentina janë kapiteni Masekaron dhe Veron ata që e mbështesin në çdo veprim Mesin. Pikërisht janë ata që duhen bllokuar në mesfushë. Trajneri Diego Maradona u ankua ndaj faulleve të meksikanëve: “Sa herë që Mesi kishte topin, ai u sulmua shumë ashpër. Ai meriton më shumë respekt”. Maradona tregon respekt për Gjermaninë: “Janë më të fortë se Meksika. Ne duhet të kemi lojtarët e duhur për të eliminuar Gjermaninë”. Nga kush duhet të ketë frikë mbrojta gjermane? Sulmuesit Tevez (luan të Mançester Siti, ka shënuar deri tani dy gola në Kampionatin Botëror) dhe Higuain (Real Madrid, 4 gola). Dy qendërmbrojtësit e Gjermanisë, Mertesaket dhe Fridrish kanë për detyrë t’i bllokojnë. Si duhet të luajë Gjermania? Njëlloj si kundër Anglisë? Argjentinasit kanë Martin Demikelisin një qendërmbrojtës të fuqishëm. Me Burdison ai formon një çift të fortë. Klose duhet të nxjerrë nga skrofulla e tij Demikelisin për ta çarë mbrojtjen argjentinase. Lëv: “Këtë e bëmë kundër Anglisë edhe me Terrin dhe ia arritëm në mënyrë të mrekullueshme”. Ozil, Myler dhe Poldi janë rreziku më i madh i Argjentinës. Dhe nëse ata do të kujtojnë vitin 2006, atëherë Gjermania mundi Argjentinë dhe shkoi në gjysmëfinale.

“Bild” provokon hapur: “Maradona,
një super-trajner apo një kukull?”

Mediat gjermane kanë filluar sulmin kundër Diego Armando Maradonës. Tabloidi “Bild” shkruan: “Fjalëkryqi i Maradonës. Ai është ai një supertrajner apo një kukull?”. Diego Armando Maradona është argëtimi më i madh i Kampionatit Botëror, duke përjashtuar shfaqjen që sjellin lojtarët në fushë. Trajneri argjentinas 49-vjeçar në çdo veprim të tij është një spektakël i madh. Ai feston çdo fitore si i marrë. I zgjon yjet e tij me vuvuzela. Dhe nëse ai do të bëhet kampion do të vrapojë rrugëve të Buenos Airesit krejtësisht lakuriq. Pa asnjë dyshim: jashtë fushe Diego Maradona është gjahu i shtypit. Maradona është një fjalëkryq i vërtetë. A është ai një supertrajner apo një kukull?
Gjithmonë ofron diçka për t’u parë e shijuar. Diego qëndron në fushë dhe ka dy ndihmësit e tij aq pranë sa i thonë gjithmonë në veshët e tij. Zërat e këqij thonë se nuk e kuptojnë se kush është trajner i vërtetë i “Albiceleste”. Në ndeshjen kundër Greqisë (2-0) këshilltarët e tij ishin të mendimit ishin të mendimit se Diego duhej të hidhte në fushë Higuainin. Trajneri vendosi për Palermon, i cili shënoi dhe golin 2-0. “Ata më thanë për Higuain, por vendosa unë”- ishte komenti i Maradonës. Klani i tij është shumë i rëndësishëm. Çdo natë ai takon pesë të besuar në dhomën e tij dhe bën një takimi pune me ekipin. Dy këshilltarët më të rëndësishëm të tij janë Aleks Mankuzo dhe “Hektor el Negro” Enrike. Të dy janë ish-shokë ekipi të Diegos. Ata e bënë atë legjendë si lojtar. Maradona është një motivues i jashtëzakonshëm. Në çdo dhomë të lojtarëve është fotoja e trofeut të Kupës së Botës. “Ëndërroni për këtë dhe do t’ia arrini”. Të shtunën (ora 16:00) në çerekfinalen kundër Gjermanisë do të mësohet për herë të parë, nëse ai është vërtet një supertrajner dhe jo një kukull...

Tevez: “Nuk e mendojmë humbjen”

Sulmuesi i Argjentinës, Karlos Tevez, deklaroi se ai nuk e mendon kurrë se ekipi i tij do të humbasë me Gjermaninë në çerekfinalet e Kupës së Botës. Sulmuesi i Mançester Sitit luajti një rol kyç në fitoren 3-1 kundër Meksikës, duke shënuar golin e parë (nga një pozicion të qartë jashtë loje) dhe golin e tretë, me një goditje të jashtëzakonshme. Formacioni i Diego Armando Maradonës mund të arrijë në gjysmëfinale vetëm nëse mund Gjermaninë.
Në vitin Botërorin e vitit 1990, Argjentina u mund pikërisht nga Gjermania në fazën e çerekfinaleve, kur kapiten ishte Diego Armando Maradona. Argjentina ka humbur edhe në çerkefinalet e Botërorit 2006 me Gjermaninë me penallti, ku Tevez ishte në radhët e skuadrës nga Amerika e Jugut. “Përse të mos mendoj se unë mund të jem një kampion? Çdo natë e mendoj”, - tha ai për Clarin.com. “Unë kam uri për lavdi kaq të madhe sa nuk e mendoj dot hidhërimin që mund të sjellë nëse do të jem pa kupën. Nuk e mendoj kurrë humbjen të shtunën”. 26-vjeçari tha se është i lumtur që është edhe favoriti i tifozëve. “Kjo më bën realisht të lumtur. Duhet të vazhdojmë mënyrën time të të luajturit. Unë jap gjithçka për çdo top, dhe njerëzim më identifikojnë me këtë”, - shtoi Tevez. “Shpresojmë se me të gjithë djemtë, ne mund t’u japim atyre gëzimin që në të gjithë synojmë”.

Myler: “Argjentina, fatin e Anglisë”

Tomas Myler shpreson të ndihmojë Gjermaninë të “djegë” një tjetër gjigant në Botëror, Argjentinën, pasi i dha me dy golat e tij “shkelmin e fundit” Anglisë në fitoren historike 4-1. Sulmuesi i Bajernit të Munihut u shndërrua në vrasësin e “tre luanëve” me dy gola dhe një asist, duke e dërguar vendin e tij në çerekfinale
20-vjeçari kombinon perfekt me Lukas Podolskin dhe Miroslav Klozen dhe ka krijuar profilin e një sulmuesi shumë premtues.
“Të shënosh dy gola në një ndeshje të Kupës së Botës nuk ndodh dhe aq shpesh”, - tha Myler. “Por unë tani dëshiroj më shumë. Unë dua të shënoj pesë apo gjashtë gola në këtë kampionat”.
Ndeshja e ardhshme e Gjermanisë në çerekfinale kundër Argjentinës, që nga ana e saj shkatërroi Meksikën. Myler është i vetëdijshëm se nuk mund t’i falet asnjë gabim kundër amerikanojugorëve.“Nuk dua të largohemi në çerekfinale”, - tha djaloshi, që para një viti luante me ekipin rezervë të Bajernit. “Tani kemi pesë-gjashtë ditë për të përgatitur ndeshjen tonë të ardhshme”.

30 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›