PS kërkon referendum për ngritjen e reaktorit
31/03/2010 Centrali bërthamor
Partia Socialiste u shpreh kundër ngritjes së centralit bërthamor. Deputeti socialist, Besnik Bare, ndalur në këtë qëndrim dha arsyet në të cilat mbështet kundërshtinë e saj kampi rozë. “Iniciativa kaq të rëndësishme në çdo vend demokratik realizohen pas një konsulte të gjerë me komunitetin. Duke qenë i pari central ai duhet të kalojë në një proces referendumi kombëtar. Nga pikëpamja ligjore kjo e drejtë buron nga vetë legjislacioni shqiptar pas ratifikimit të Konventës së Ahrusit vite më parë”, vlerësoi Bare. Sipas tij, ky reaktor do të bëhet në zonën bregdetare dhe kjo do të thotë që vija jonë bregdetare të përmbajë industritë më ndotëse dhe me një rrezik më të madh për sa i përket impaktit në mjedis. “Shqipëria nuk është një vend favorit për një ndërtim të tillë, pasi nuk disponon kapitale financiare, nuk disponon kapacitete profesionale shkencore dhe së fundi nuk disponon kuadrin e nevojshëm ligjor. A mund t’i thotë zoti Berisha popullit shqiptar cila është arsyeja që në krahasim me sllovenët, kroatët, maqedonasit apo malazezët, ne tregohemi kaq të zellshëm për të pranuar në territorin tonë industri nga më ndotëset, nga më të rrezikshmet në rast aksidentesh dhe me kapacitete shumë më tepër se nevojat e brendshme?”, deklaroi Bare.