E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtrenjtohet rryma

Mossubvencionimi i KEK`ut nga buxheti mund të sjellë shtrenjtim të rrymës. Drejtuesit e KEK`ut thonë se s`kanë tjetër rrugë për t`u mbajtur gjallë pos shtrenjtimit. Ky reagim vjen pas paralajmërimeve të ministrit të Ekonomisë se ndërmarrjet nuk do të kenë financime si më parë. Shpresat mbesin te qeveria e re. Nga Albulena Maloku më 20 dhjetor 2010 në ora 08:33

Ndërmarrjet publike janë në ethe për shkak se ende nuk dihet se a do të marrin para nga buxheti. Mos subvencionimi KEK’ut në vlera të majme, mund të sjellë rritjen e çmimit për energjinë elektrike. Nëse Korporata Energjetike e Kosovës nuk do të ketë subvencione të mëdha, atëherë me këtë rast do të rrezikohet konsumatori me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Muharrem Shahini, zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, thotë se ende nuk dihet sa do te jenë ndihmat buxhetore për këto ndërmarrje.

“ Buxheti nuk është aprovuar ende dhe i mbetet qeverisë së ardhshme që të vendosë se sa do të jenë subvencionet për ndërmarrjet publike”, tha Shahini.
Përderisa muaj më parë ministri i Ekonomisë kishte thënë se që nga viti i ardhshëm, kompanitë publike nuk do ta kenë luksin e financimit nga buxheti i Kosovës si pasojë e mos përformancës së mirë dhe mos mundjes së plotësimit të nevojave financiare.

Mossubvencionimi i qeverisë për ndërmarrjet publike nuk mund të rrezikojë realizimin e projekteve të para nga ana e KEK-ut. Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, qeveria ka subvencionuar vetëm importin e rrymës, ndërsa realizimi i projekteve kapitale është bërë nga mjetet e kompanisë dhe nga ana e kredive të marra. “Qeveria e Kosovës ka subvencionuar vetëm importin e energjisë elektrike, ndërsa investimet kapitale janë kredi që KEK-u e ka marrë nga Buxheti i Kosovës dhe po e kthen në bazë të kamatave që mbizotërojnë në treg. Pra, nuk mund të ketë ndikim tek investimet kapitale dhe nuk rrezikohet asnjë projekt”, thotë drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj. Në tri vitet e fundit, ai tregon se kanë marrë subvencione vetëm për import.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në faqe 10.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›