E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Lëvizja e lirë”, rritet numri i udhëtarëve për jashtë vendit

10-08-2011 / Gazeta 55

Lejimi i lëvizjes së lirë në Europë ka rritur ndjeshëm numrin e udhëtimeve jashtë Shqipërisë. Në një prononcim për mediat, drejtues të Aviacionit Civil thonë se të dhënat e raportuara nga burime të ndryshme tregojnë për rritjen më të madhe në lëvizjen e udhëtarëve me rrugë ajrore. Ervin Maziku, drejtori i përgjithshëm i Aviacionit Civil, deklaron se 2011  shënon një rritje mjaft të rëndësishme, të rritjes së fluksit të pasagjerëve drejt BE dhe  rritjes së numrit të avionëve. Mazniku beson se ky numër do të rritet dhe më tepër. Brenda pak javësh Aviacioni Civil do të monitorohet për plotësimin e kushteve të kërkuara Bashkimi Europian, kushte të cituara dhe në MSA.
Drejtori i Përgjithshëm i Aviacionit Civil saktëson se misioni auditues do të vijë më 26-27 shtator e do të nxjerrë në pah punën e kryer deri tani, në lidhje me përputhjen e harmonizimin edhe me legjislacionin e BE në këtë drejtim. Rritje të numrit të lëvizjeve ka pasur dhe në pikat e tjera të kalimit të kufirit, si në ato tokësore ashtu dhe detare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›