Lëvizja e lirë,Shqipëria e 160-ta në 193 vende
Skender MInxhozi
Dy reporterë të Komisionit Evropian kanë zbritur në Tiranë ditët e fundit, në një mision që prek një temë mjaft sugjestionuese për imagjinatën e shqiptarit të thjeshtë: liberalizimi i sistemit të vizave hyrëse në vendet e Bashkimit Evropian.Një punë e vështirë i pret ekspertët në fjalë, me mbi njëqind takime nëpër të gjitha zyrat e shtetit, që kanë lidhje me lëvizjen e lirë. Dogana, komisariate dhe pika kufitare do të kalohen nëpër “sitën” e të dërguarve nga Brukseli, para se një raport i plotë të krijohet në prill, për mundësinë ose jo të liberalizimit të vizave për shqiptarët. Debati politik dhe qytetar rreth vizave është i vjetër sa edhe vetë demokracia shqiptare. Njëzet vjet pas rënies së komunizmit, ende vijon të mbetet e gjallë imagjinata kolektive, e cila e sheh afrimin me Evropën si një mundësi për të kaluar nëpër një pikë doganore, pa pasur në xhep vizën e gjelbër dhe me plot elemente sigurie të njërit prej shteteve të mëdha evropiane. Simbolika e shembjes së këtij muri që na mban të izoluar, vazhdon të jetë e fuqishme tek shqiptari i mesëm dhe kjo dëshirë bën që edhe politika të mundohet të konformohet dhe të gjejë zgjidhje sa më të shpejta.
E megjithatë vazhdojmë të mbetemi të fundit e klasës edhe në këtë aspekt. Këtë na thotë edhe një listë vendesh që revista MAPO ka gjetur së fundi, që pasqyron indeksin e lëvizjes së lirë të shtetasve të 89 vendeve kryesore të botës. Ky material publikohet periodikisht nga kompania e njohur daneze Henley&Partners. Henley&Partners është një firmë lider në çështjet e rezidencës, të shtetësisë dhe problemeve konsullore. Kjo kompani është e shtrirë në 13 vende dhe ofron ekspertizë teknike për të gjitha problemet e mëdha që lidhen me shtetësinë, të drejtën e qëndrimit dhe të lëvizjes. Raportet e Henley&Partners për lëvizjen e lirë në botë, janë pika referimi për të gjitha studimet që kryhen në këtë fushë në vende të ndryshme.
Kjo kompani prestigjioze kreu gjatë vitit 2008 një raport që pasqyronte mundësinë e lëvizjes së lirë të shtetasve të 89 vendeve të botës. Me lëvizje të lirë nënkuptohet zhvendosja nga një vend në tjetrin pa kaluar nëpër regjimin e marrjes së vizave hyrëse. Raporti i vitit 2008 bazohet në të dhëna të mbledhura deri në 1 shtator të vitit të shkuar. Raporti paraardhës, ai i vitit 2006, ka pësuar disa ndryshime lidhur me ngushtimin apo zgjerimin e mundësive për lëvizje të lirë të mjaft shteteve në të gjitha anët e botës. Kështu, në raportin e 2008-ës rezulton se vende si Danimarka, Austria, Kanadaja, Belgjika apo Luksemburgu, e kanë rritur listën e vendeve në të cilat mund të udhëtojnë shtetasit e tyre. Nga ana tjetër, SHBA, Zelanda e Re dhe Suedia kanë zbritur disi, ashtu si edhe Franca apo Britania e Madhe, të cilat kanë humbur disa shkallë në klasifikim. Më poshtë vijojnë vendet e pazhvilluara të botës, apo vende në zhvillim, të cilat gjejnë vështirësi në krijimin e hapësirave për shtetasit e tyre.
Në këtë listë prej 193 vendesh, Shqipëria renditet në vendin e 160. Sipas indeksit Henley&Partners, shqiptarët mund të lëvizin pa vizë në 36 shtete, pa përcaktuar vendndodhjen e tyre. Fjala është për disa nga vendet fqinje (Mali i Zi, Maqedonia e Turqia), si dhe për një numër shtetesh aziatike dhe të Amerikës Latine. Pjesa tjetër e botës, më së pari Evropa dhe SHBA, mbeten ende “mollë e ndaluar” për shtetasit shqiptarë. Në listën e Henley & Partners të bie në sy një fakt mjaft dëshpërues: Shqipëria është vendi i fundit evropian, lidhur me të drejtën e lëvizjes së lirë. Sipër nesh ndodhen jo vetëm vendet e pasura të BE-së, ato të hershmet apo këto të hyra rishtazi, por edhe vende që kanë pasur dhe kanë probleme serioze me liritë e të drejtat, apo edhe me respektimin e standardeve gjerësisht të aplikuara në Evropën e sotme, nëse biem dakord që lëvizja e lirë është produkt i një politike të jashtme efektive, kombinuar me respektimin dhe përmbushjen e standardeve demokratike, ekonomike e sociale, atëherë tingëllon e çuditshme që Bjellorusia e Lukashenkos të ofrojë për shtetasit e saj më shumë mundësi lëvizjeje pa viza, sesa Shqipëria e vitit 2009, e cila po hyn në NATO dhe po mundohet të vrapojë për në BE. Pasi e izoloi për vite vendin e tij, duke ndjekur një politikë të hapur anti-perëndimore, pasi shkeli me këmbë të drejtat themelore të njeriut dhe mbyti çdo përpjekje për ngritjen e një opozite politike serioze, Lukashenko dhe vendi i tij u skeduan në të gjitha raportet problematike të të drejtave të njeriut në shkallë globale. Kjo nuk e paska penguar mesa duket këtë shtet që të ketë regjim lëvizjeje të lirë (pa viza hyrëse) me 49 vende.
Nga ana tjetër, në indeksin e Henley&Partners, nuk mund të mos dëshpërohesh nëse sheh që vende si Kirgiztani, Uzbekistani, Turkmenistani, Bangladeshi, Mongolia, Taxhikistani, Burkina Faso, Senegali, Liberia, Sierra Leone, Togo, Kuba e Fidel Kastros, Mozambiku, Moldavia apo deri edhe Timori Lindor (i shkretuar nga luftërat e gjata kundër Indonezisë), të gjitha këto vende ndodhen sipër nesh, në klasifikimin e lëvizjes së lirë të shtetasve të tyre. Poshtë nesh vijon një listë diktaturash dhe regjimesh autoritare, si Sudani, Koreja e Veriut, Afganistani dhe Kamboxhia. Një “klub” që nuk e ka zili askush, por që gjendet ngjitur me Shqipërinë, e cila ka zënë një “alamet” vendi në mes të Evropës. Ishujt Marshall, një grumbull atolesh dhe ishujsh vullkanikë të humbur diku në hapësirën e pafund të Mikronezisë, në Oqeanin Paqësor, janë megjithatë shumë më të favorizuar se një shtet evropian si Shqipëria, kur flitet për lëvizjen e lirë të shtetasve të vet nëpër botë. Nëse je banor i Ishujve Marshall, mund të lëvizësh pa vizë në 57 vende të botës, një shifër kjo mjaft e volitshme për një vend (nëse mund të quhet vërtet kështu) që ndodhet në anën tjetër të globit.
Po ashtu, nëse je shtetas i Saint Vincent and Grenadines, një tjetër emër i vështirë për t’u artikuluar, po aq sa edhe për t’u gjetur në hartë, një mikro-shtet që ndodhet në arkipelagun e Karaibeve, mund të lëvizësh pa vizë në plot 86 vende të botës, më tepër se dyfishi i vendeve ku mund të lëvizë një shqiptar. Me radhë, lista e ishujve të humbur nëpër cepat e oqeaneve të globit, të cilët kanë mundësi shumë më të mëdha lëvizjeje, sesa ne, evropianët e “lashtë”, zgjatet me emra të habitshëm si Ishujt Solomon, Vanuatu, Kiribati apo Saint Kitts-Nevis. Ky klasifikim frustrues, kur e lexon me kujdes, nuk do të qe i plotë nëse nuk do ta matnim veten jo vetëm me autoktonët me ngjyrë të Pacifikut, por edhe me fqinjët tanë, me të cilët ndajmë një pjesë të historisë, marrëdhënieve dhe interesave tona si shtet. E tepërt të thuhet në këtë kontekst, se jemi shteti më i izoluar i Ballkanit, duke u renditur poshtë Serbisë, Bosnjës e Maqedonisë. Që të treja këto vende kanë dalë vetëm para pak vitesh nga konflikti më i përgjakshëm në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore dhe kanë jo pak probleme në shtëpinë e tyre. Megjithatë, kur vjen fjala për të lëvizur jashtë vendit, edhe serbët, edhe boshnjakët me një gjoja-shtet, janë më të privilegjuar se ne shqiptarët, që e besojmë veten si kampionë të integrimit në të gjithë kontinentin. Indeksi Henley&Partners është një provë tjetër e largësisë reale që ka sot Shqipëria nga standardi normal i afrimit dhe integrimit me pjesën tjetër të botës. Duket paradoksale që ky vend vazhdon të luftojë me fantazmat e izolimit edhe në vitin 2009, kur shumëkush kishte besuar se situata do të ishte shumë në ndryshe. Afrimi me NATO-n dhe BE-në, roli moderator në politikën tonë ndaj rajonit apo edhe etja e manifestuar për të avancuar sa më shpejt drejt proceseve integruese, mesa duket nuk qenkan të mjaftueshme për të na pranuar pa një vizë në pasaportë. Çka do të thotë se mesa duket, kemi jo vetëm një imazh për t’u ndrequr në sytë e të tjerëve, por edhe shumë gjëra për t’i bërë ndryshe në shtëpinë tonë, e cila ka ende formën e një “burgu” virtual në mes të Evropës.
te dhenat e raportit per vitin 2008
Vendi Shteti Pikët
Denmark
Finland
Ireland
Portugal
Belgium
Germany
Sweden
United States
Canada
Italy
Japan
Luxembourg
Netherlands
Spain
Austria
Norway
France
United Kingdom
Australia
New Zealand
Singapore
Greece
Switzerland
Iceland
Malaysia
Korea, Rep. of
Liechtenstein
Cyprus
Malta
Slovenia
Anguilla
San Marino
Poland
Czech Republic
Hungary
Monaco
Slovakia
Brunei
Andorra
Argentina
Chile
Estonia
Latvia
Lithuania
Hong Kong
Brazil
Israel
Uruguay
Bulgaria
Romania
Mexico
Venezuela
Costa Rica
Croatia
Paraguay
Guatemala
Honduras
Panama
El Salvador
Nicaragua
Barbados
South Africa
Macau
Bahamas
St.Vin.&Grenad.
St.Kitts-Nevis
St.Lucia
Trinidad&Tobago
Antigua&Barbuda
Grenada
Belize
Turkey
Solomon Islands
Dominica
Seychelles
Tuvalu
Guyana
Samoa (ëestern)
Vanuatu
Jamaica
Kiribati
Mauritius
Fiji
Bolivia
Maldives
Nauru
Tonga
Gambia
Lesotho
Peru
Malawi
Russian
Sierra Leone
Botswana
Papua New Guine
Swaziland
Taiwan
Ecuador
Kenya
Namibia
Marshall Island
Suriname
Zambia
Kuwait
Ghana
Tunisia
Tanzania
Bahrain
Qatar
Uganda
Palau Islands
Thailand
UAE
Zimbabwe
Philippines
Serbia
Ukraine
Belarus
Mauritania
Oman
Yugoslavia
Colombia
Senegal
Benin
Cape Verde Isl.
Cote d’Ivoire
Kazakistan
Mali
Niger
Armenia
Georgia
Guinea
Moldova
Nigeria
Azerbaijan
Burkina Faso
Kyrgyzstan
Tajikistan
Dominican Rep.
Indonesia
Togo
Cuba
Guinea-Bissau
Moroço
Saudi Arabia
Uzbekistan
Bosnia
Liberia
Bangladesh
Madagascar
Mongolia
Turkmenistan
Cameroon
Cent.Afric.Rep.
Chad
India
Mozambique
SaoTome&Princip
Timor Leste
Albania
Algeria
Bhutan
Congo (Brazz.)
Haiti
Gabon
Egypt
Rwanda
China
Laos
Sri Lanka
Vietnam
Libya
Nepal
Angola
Comores Islands
Burundi
Equatorial Gui.
Jordan
Syria
Yemen Republic
Cambodia
Eritrea
Ethiopia
Korea, Dem Rep.
Djibouti
Lebanon
Myanmar
Sudan
Iran
Pakistan
Somalia
Iraq
Afghanistan