E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një gol i Bubeqit fundos ballshiotët

 

Goli i Dorian Bubeqit pas pesëmbëdhjetë minutave lojë, i mjaftoi Lushnjës për të fituar me rezultatin minimal me Bylisin (1-0), që nga e tij luajti për gati 50 minuta lojë me dhjetë lojtarë, pas ndëshkimit më karton të kuq të Bledar Hodos (41’). Sulmuesi kavajas Dorian Bubeqi, golashënuesi më i mirë i sezonit 1997-1998 (26 gola me fanellën e Shkumbinit), është heroi i Lushnjës, pasi në dy ndeshjet e fundit me golat e tij kundër Teutës një javë më parë dhe tani kundër Bylisit, i ka dhuruar gjashtë pikë të mëdha verdhejeshilëve. Për 30-vjeçarin Dorian Bubeqi, i cili më parë ka luajtur edhe për Bylisin (2001-2002 dhe 2003-2004) ky ishte goli i tij i pestë sezonal në 24 ndeshje të aktivizuar me Lushnjën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›