SHIK-asi: Shoqërova Sefgjinin në Konispol
Merr një kthesë të papritur
procesi gjyqësor ndaj tre
ish-zyrtarëve të SHIK-ut,
të cilët akuzohen për rrëmbimin
dhe vrasjen e Remzi Hoxhës, rrëmbimin
e Ziso Kristopulit dhe Avdyl
Loshajt. Dje, në Gjykatën e Krimeve
të Rënda, dëshmuan agjentë
dhe ish-agjentë të SHIK-ut, të cilët
pranuan publikisht se kanë shoqëruar
Ziso Kristopulin, madje saktësojnë
se zv/drejtori i SHIK-ut të
Tiranës në vitin 1995, Arben Sefgjini,
ka shkuar personalisht në Konispol
për ta vëzhguar. Gjatë kësaj
seance, togat e zeza janë njohur me
dëshmitë e disa ish-funksionarëve
shtetërorë të asaj kohe, Gëzim Jarani,
ish-shefi i Zyrës së Ankesave
në Presidencë, Gjergj Jorgo, ishshef
i Komisariatit nr.3 të Policisë
së Tiranës, aktualisht nëndrejtor i
kësaj policie, si dhe Ilir Xheta, Artan
Kumari dhe Beqir Tërshalla,
punonjës në strukturat e rendit dhe
hetimit. Nga këta, dëshmitari Tërshalla
ka dhënë dëshminë e tij në
seancë me dyer të mbyllura, për
shkak të sigurisë. Përgjithësisht,
dëshmitarët kanë dëshmuar për
punën e bërë, si dhe procedurat e
ndjekura nga strukturat shtetërore
të asaj kohe, në drejtim të hetimit
të kësaj ngjarjeje. Në seancën e sotme
mungonin të akuzuarit e procesit,
të cilët janë përfaqësuar me
avokatët mbrojtës. Agjenti i Shërbimit
Informativ Shtetëror, B.T.,
dëshmoi vetëm në prani të
prokurorit, avokatëve dhe
gjykatësve mbi atë që dinte për
rrëmbimin e shtetasit Ziso Kristopuli,
ngjarje për të cilin akuzohen
ish-eksponentë të Shërbimit
Sekret vendas, Arben Sefgjini, Ilir
Kumbaro dhe Avni Koldashi.
Me dyer të mbyllura ai tha: "Po,
unë e shoqërova Arben Sefgjinin në
Konispol, por nuk di asgjë se përse
ai shkoi aty". Prokurori e pyeti nëse
Sefgjini e takoi Ziso Kristopulin dhe
ai u përgjigj: "Ne hëngrëm drekë në
lokalin e Zisos, madje ai nuk na la
të paguanim. Por nuk mbaj mend
nëse janë takuar apo jo. Nuk mbaj
mend...". Prokurori këmbënguli të
mësonte detaje të tjera të vizitës së
Sefgjinit në Konispol, pasi në dëshminë
e tij Kristopuli kishte thënë se
ishte pikërisht ai njeriu që e takoi
në Ksamil, që edhe e kishte torturuar
në bazën e SHIK-ut në Vain të
Lezhës. Por dëshmitari tha se nuk
mbante mend gjë. Para gjykatës
folën edhe katër dëshmitarë të tjerë
të prokurorisë, oficerë të komisariatit
që mbulonte zonën ku u rrëmbye
Remzi Hoxha, ish-hetuesi i
çështjes, si dhe një ish-punonjës në
Presidencë që ka regjistruar denoncimin
për zhdukjen e biznesmenit
Hoxha. Ish-shefi i Komisariatit
nr. 3 në atë kohë, tanimë zëvendësdrejtor
në Policinë e Tiranës,
u pyet se përse policia kur ishte
bërë denoncimi për zhdukjen, nuk
kishte bërë verifikimin e makinave
që kryen rrëmbimin, të cilat ishin
identifikuar nga dëshmitarët si të
SHIK-ut. Por nuk ka pasur
përgjigje, duke deleguar
përgjegjësitë te strukturat vartëse.
Ajo që ra në sy gjatë procesit
është se të gjithë oficerët e policisë
iu shmangën mjaft pyetjeve të
prokurorit Xhevat Hana, për moskryerjen
e detyrës, 30 minuta pasi
policia ishte vënë në dijeni.
Megjithatë ata u justifikuan se në
atë kohë kishte shumë ngjarje dhe
ishin përfshirë nga rutina. Procesi
i radhës do të vijojë me dëshmitarë
të tjerë, ku pritet të ketë sërish në
sallë ish-agjentë të SHIK-ut në atë
kohë.
procesi gjyqësor ndaj tre
ish-zyrtarëve të SHIK-ut,
të cilët akuzohen për rrëmbimin
dhe vrasjen e Remzi Hoxhës, rrëmbimin
e Ziso Kristopulit dhe Avdyl
Loshajt. Dje, në Gjykatën e Krimeve
të Rënda, dëshmuan agjentë
dhe ish-agjentë të SHIK-ut, të cilët
pranuan publikisht se kanë shoqëruar
Ziso Kristopulin, madje saktësojnë
se zv/drejtori i SHIK-ut të
Tiranës në vitin 1995, Arben Sefgjini,
ka shkuar personalisht në Konispol
për ta vëzhguar. Gjatë kësaj
seance, togat e zeza janë njohur me
dëshmitë e disa ish-funksionarëve
shtetërorë të asaj kohe, Gëzim Jarani,
ish-shefi i Zyrës së Ankesave
në Presidencë, Gjergj Jorgo, ishshef
i Komisariatit nr.3 të Policisë
së Tiranës, aktualisht nëndrejtor i
kësaj policie, si dhe Ilir Xheta, Artan
Kumari dhe Beqir Tërshalla,
punonjës në strukturat e rendit dhe
hetimit. Nga këta, dëshmitari Tërshalla
ka dhënë dëshminë e tij në
seancë me dyer të mbyllura, për
shkak të sigurisë. Përgjithësisht,
dëshmitarët kanë dëshmuar për
punën e bërë, si dhe procedurat e
ndjekura nga strukturat shtetërore
të asaj kohe, në drejtim të hetimit
të kësaj ngjarjeje. Në seancën e sotme
mungonin të akuzuarit e procesit,
të cilët janë përfaqësuar me
avokatët mbrojtës. Agjenti i Shërbimit
Informativ Shtetëror, B.T.,
dëshmoi vetëm në prani të
prokurorit, avokatëve dhe
gjykatësve mbi atë që dinte për
rrëmbimin e shtetasit Ziso Kristopuli,
ngjarje për të cilin akuzohen
ish-eksponentë të Shërbimit
Sekret vendas, Arben Sefgjini, Ilir
Kumbaro dhe Avni Koldashi.
Me dyer të mbyllura ai tha: "Po,
unë e shoqërova Arben Sefgjinin në
Konispol, por nuk di asgjë se përse
ai shkoi aty". Prokurori e pyeti nëse
Sefgjini e takoi Ziso Kristopulin dhe
ai u përgjigj: "Ne hëngrëm drekë në
lokalin e Zisos, madje ai nuk na la
të paguanim. Por nuk mbaj mend
nëse janë takuar apo jo. Nuk mbaj
mend...". Prokurori këmbënguli të
mësonte detaje të tjera të vizitës së
Sefgjinit në Konispol, pasi në dëshminë
e tij Kristopuli kishte thënë se
ishte pikërisht ai njeriu që e takoi
në Ksamil, që edhe e kishte torturuar
në bazën e SHIK-ut në Vain të
Lezhës. Por dëshmitari tha se nuk
mbante mend gjë. Para gjykatës
folën edhe katër dëshmitarë të tjerë
të prokurorisë, oficerë të komisariatit
që mbulonte zonën ku u rrëmbye
Remzi Hoxha, ish-hetuesi i
çështjes, si dhe një ish-punonjës në
Presidencë që ka regjistruar denoncimin
për zhdukjen e biznesmenit
Hoxha. Ish-shefi i Komisariatit
nr. 3 në atë kohë, tanimë zëvendësdrejtor
në Policinë e Tiranës,
u pyet se përse policia kur ishte
bërë denoncimi për zhdukjen, nuk
kishte bërë verifikimin e makinave
që kryen rrëmbimin, të cilat ishin
identifikuar nga dëshmitarët si të
SHIK-ut. Por nuk ka pasur
përgjigje, duke deleguar
përgjegjësitë te strukturat vartëse.
Ajo që ra në sy gjatë procesit
është se të gjithë oficerët e policisë
iu shmangën mjaft pyetjeve të
prokurorit Xhevat Hana, për moskryerjen
e detyrës, 30 minuta pasi
policia ishte vënë në dijeni.
Megjithatë ata u justifikuan se në
atë kohë kishte shumë ngjarje dhe
ishin përfshirë nga rutina. Procesi
i radhës do të vijojë me dëshmitarë
të tjerë, ku pritet të ketë sërish në
sallë ish-agjentë të SHIK-ut në atë
kohë.