E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizja qytetare “Zgjohu” zbulon skandalin: “G 99” përdori Mjaft-in, veglën e vet, si palë vëzhguese në zgjedhje

Lëvizja qytetare “Zgjohu”, prezantoi dokumentin skandaloz që vërteton në mënyrë përfundimtare se e gjithë loja e drejtuesve të G99 ka qenë një lojë mashtrimi për të përdorur Mjaft nga G 99. 

Përfaqësuesi i lëvizjes “Zgjohu”, Altin Goxhaj deklaroi se kandidatët kryesorë të G 99, Milva Ekonomi dhe Arbjan Manziku, përkatësisht nr 2 të listave të Durrësit dhe Tiranës u mblodhën në cilësinë e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Qendrës së lëvizjes Mjaft dhe morën vendim që të japin dorëheqje. “Arbjan Mazniku vërtetoi me shkresën e tij se ka qenë bashkë me Milva Ekonomin, drejtuesit kryesore të Mjaft çdo ditë dhe çdo orë që nga dorëheqja mashtruese që dha bashkë me Velinë, në 26 Shtator 2007. Dje publikuam shkresat e plota që vërtetonin historinë e mashtrimit, por sot po ju paraqesim faksimilen ku vetë Mazniku pohon se si ka mashtruar prej dy vjetësh bashkë me Erion Velinë të gjithë komunitetin e donatorëve dhe se si kanë vazhduar drejtuesit e G 99 të kontrollojnë të gjitha financat e projekteve ndërkombëtare të dhëna për Mjaft dhe sidomos llogaritë bankare (vetë Erion Veliaj deri Shkurt 2009 dhe më pas Arbjan Mazniku dhe Milva Ekonomi) në të njëjtën kohë që kanë mbledhur fonde gjoja nga aksionerët e G 99!”, tha Goxhaj. 

Ai theksoi se në bazë të shkresave kuptohet e gjithë loja dhe rokada spekulative të tipit sorosian që këta pionierë të vegjël të politikës së re luajnë me shoqatat, donatorët dhe tashmë edhe me KQZ-në. 

Për këtë arsye, lëvizja “Zgjohu” improvizoi inaugurimin e Rruga e Pinokut “Politika e Re” në një lulishte të Parlamentit shqiptar me hyrje nga Rruga e Elbasanit (që simbolizon vendin ku ndodhej vila e Mjaft) drejt e ne derën kryesore të Parlamentit shqiptar. Si tapet i Politikës se Re alla Veliaj, u vu një “linoleum” në të cilin ishte printuar i gjithë fjalimi i dorëheqjes së Veliaj me shokë në 26 Shtator 2007 përballë donatorëve, shoqërisë civile, medias dhe gjithë shqiptarëve. Në fund të rrugës së politikës së re, aty ku shkruhej dorëheqje dhe data, qëndronte një Pinok i politikës së re që në vend të hundës së zgjatur nga gënjeshtrat kishte një fletëpalosje me 99 gënjeshtra. Ndërkohë që në anë të tapetit të Rrugës së Pinokut Politika e re kishte printuara dy kolona me euro dhe dollarë që simbolizonin dhe menaxhimin e këtyre Pinokë Lulishtesh të Parlamentit të parave të shoqërisë civile në emër të Politikës së Re të Mashtrimit dhe abuzimit

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›