E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca suedeze konfirmon integrimin e Shqipërisë në BE si prioritet të gjashtëmujorit të saj

Kryeministri i Suedisë, Frederik Rjanfelt ka deklaruar dje se Integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor mbetet një nga prioritetet e presidencës suedeze, korrik-dhjetor 2009

Përshpejtimi i procesit të afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian do të jetë një ndër prioritetet e kryesimit të ardhshëm suedez, deklaroi në Bruksel kryeministri suedez, Frederik Rjanfelt, vendi i të cilit, prej 1 korrikut, do të kryesojë BE-në. 

Rajnfelt, në fjalimin në seminarin organizuar nga Qendra për Studime Politike Evropiane theksoi se Stokholmi do të punojë për përforcimin e perspektivave evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor në bazë të përparimit të tyre individual.

Ai theksoi se një nga prioritetet e kryesimit suedez do të jetë përshpejtimi i negociatave paraprake me Kroacinë dhe me Turqinë, por përparimi  në këtë drejtim do të varet kryesisht nga këto dy vende. Rajnfelt theksoi se është e nevojshme të zgjidhet mosmarrëveshja mes Zagrebit dhe Lubjanës, me qëllim që të mundësohet vazhdimi 

i negociatave me Kroacinë për hyrje në BE. 

“Interes i përbashkët evropian është që negociatat me Kroacinë të vazhdojnë dhe kjo është me rëndësi edhe për rajonin”, theksoi kryeministri suedez. 

Ai përmendi se BE-ja këtë vit duhet të fillojë negociata me Turqinë për sinkronizimin e sektorit energjetik me kriteret e bllokut. 

Dy muaj më parë ishte Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini, ai që ka deklaruar domosdoshmërinë e anëtarësimit sa më të shpejtë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në këtë kuadër ai ka prezantuar edhe një plan veprimi me 8 pika ku kërkohej veç të tjerash heqja brenda këtij viti ose maksimumi në fillimin e vitit të ardhshëm të vizave të udhëtimit për shtetasit e këtij rajoni menjëherë pasi të jetë konstatuar se janë plotësuar kushtet e vendosura nga ana e Brukselit. Pas Frattinit, apele të njëjta kanë ardhur edhe nga vetë komisioneri për zgjerim në BE, Olli Rehn. Ky i fundit theksoi në jo pak raste se kriza ekonomike globale nuk duhet kurrsesi që të ndalë kursin e zgjerimit të BE-së drejt këtyre vendeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›