Shorti i KQZ për anëtarët e tretë dhe të katërt të GNV-ve

Fati u buzëqesh PDK dhe PDS, LSI e fundit në përfaqësim
Komisionin Qendror të Zgjedhjeve zhvilloi dje procesin e hedhjes së shortit për përcaktimin e partisë politike e cila do të propozojë anëtarin e tretë dhe të katërt në grupet e numërimit të votave. Nga hedhja e shortit, ku morën pjesë 8 parti të vogla parlamentare, të ndara në dy grupe, shumicë parlamentare dhe pakicë parlamentare rezultoi se Partia Demokristiane (PDK) do të ketë anëtarin e tretë në të gjitha grupet e numërimit në 23 Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, ndërsa përfaqësuesit e Partisë Demokracia Sociale (PSD) do të numërojnë votat në 22 KZAZ.
PAD dhe PAA do të kenë anëtarin e tretë në të gjitha grupet e numërimit të votave, përkatësisht në 16 KZAZ secila, ndërsa PSD dhe PBDNJ do të numërojnë votat përkatësisht në 18 dhe 15 Komisione Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve. Shorti për dy partitë e tjera, PR dhe LSI tregoi se ato do të kenë përfaqësi të ulët në grupet e numërimit të votave, në 11 dhe 12 KZAZ. Nga ky short, Kodi Zgjedhor (neni 96) përjashton Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste, si parti që kanë kryetarin dhe nënkryetarin e KZAZ-së.
Sipas Kodit Zgjedhor, (neni 95, pika 2, dhe neni 96), KQZ përcakton procedurën e shortit për anëtarin e tretë dhe të katërt të GNV-ve.
Të drejtën për të përcaktuar këta anëtarë e kanë partitë e shumicës parlamentare dhe partitë e opozitës parlamentare, të regjistruara për zgjedhjet e 28 qershorit dhe që kanë fituar jo më pak se dy mandate në zgjedhjet pararendëse parlamentare.
...