E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali “Mbretëresha Geraldinë”, pllakatë bronzi në kujtim të dyvjetorit të vizitës së "first-lady"-t, Laura Bush

Në kujtim të dy vjetorit të vizitës së zonjës Laura Bush në mjediset e spitalit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, u zhvillua ditën e sotme një ceremoni gjatë së cilës u zbulua dhe një pllakë bronxi në kujtim të kësaj dite. Në pllakën e bronxtë të vendosur në mjediset e spitalit, përkrah gdhëndjes së zonjës së parë me një foshnje në dorë është shënuar një shprehje e Laura Bush të thënë gjatë vizitës në Shqipëri. Në përshëndetjen e saj ajo është shprehur se “unë e admiroj punën e shkëlqyer të spitalit Mbretëresha Geraldinë” dhe kjo shprehje është shkëputur dhe përjetësuar në një pllakë bronxi të punuar nga artistët shqiptarë. Gjatë ceremonisë së zbulimit të kësaj pllake, drejtori i spitali “Mbretëresha Geraldinë”, dr. Halim Kosova u shpreh se “në nderim të asaj dite historike, ku zonja e parë e Amerikës nderoi institucionin tonë, ne kemi vendosur të përjetësojmë atë moment duke e kthyer në një pllakë bronxi e cila do të qëndrojë përherë në mjediset tona”. Gjithashtu Dr. Kosova falenderoi shtetin amerikan për ndihmën që i ka dhënë vendit tonë dhe sidomos spitalit “Mbretëresha Geraldinë”. I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe Drejtori i Mardhënieve me Publikun në Ambasadën e SH.B.A-së në Tiranë, Biks Aliu, i cili pasi vlerësoi spitalin e lindjes, si një ndër institucionet më të rëndësishëm të një vendi, shtoi se “ stafi i këtij spitali ka bërë një punë mjaft të mirë duke duke e bërë këtë spital të krahasueshëm me spitalet europiane”. Por duke theksuar se nuk mjafton vetëm kjo, ai shtoi se “ne duhet të bëjmë çdo ditë maksimumin e mundshëm që këto bebe që lindin këtu të rriten në një botë me paqe dhe lumturi”. Në 10 qershor të 2007 Presidenti i atëherëshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh W. Bush dhe zonja e tij Laura, vizituan Shqipërinë. Gjatë vizitës së tyre një ditore zonja e parë Laura Bush vizitoi mjediset e spitalit “Mbretëresha Geraldinë”

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›