E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizjet do të jenë bashkë në Kuvend

Nga Express më 11 shkurt 2011 në ora 16:02

Dy deputetët e Lëvizjes për Bashkim do të jenë bashkë në një grup parlamentar me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Njoftimin se do të jetë bashkë edhe në Kuvend e ka dhënë përmes një komunikate për media Vetëvendosje, e cila thotë se ky vendim është marrë sot pas një takimi mes drejtuesve të të dyja lëvizjeve.

“Duke e pasur parasysh situatën e rëndë politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë, por edhe sfidat që do t’i ketë vendi në të ardhmen, si dhe duke ditur që e përbashkëta e dy subjekteve është shumë e madhe dhe më e rëndësishme sesa dallimet, do të jemi në një grup parlamentar. Këtë bashkëpunim e kemi vlerësuar si të drejtë dhe të dobishëm për Kosovën”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Bëhet e ditur se Lëvizja për Bashkim do ta ruajë subjektivitetin e saj politik brenda grupit parlamentar.

Në këtë rast, Vetëvendosje shpreh besimin se tani do të mbyllen të gjitha spekulimet e ditëve të fundit për këtë temë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›