E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizte me pistoletë pa leje në makinë, ndalohet 22-vjeçari



Tiranë – Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në veturën e tij iu gjet një pistoletë të cilën e mbante pa leje. Burime të sigurta thanë për gazetën se dje u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestimi në flagrancë të shtetasit Elvis Ullorja, 22 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan. Arrestimi i tij u krye sepse dje rreth 01:00, në Rrugën e Dibrës, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Benz”, ngjyrë e bardhë, me targë EL 53 14 A, është kapur në flagrancë me një armë zjarri pistoletë tip “Ekol – Tuna”, si dhe me 4 fishekë. U kryen veprimet procedurale, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje dhe municioneve”.

Paraqitën dokumente false për kredi, procedohen

Tiranë – Dy persona do të hetohen në gjendje të lirë, pasi janë denoncuar nga një bankë për paraqitje të dokumentacionit fals për marrje të kredisë. Hetimet për ta do të nisin për veprën penale të “Mashtrimit në kredi”, parashikuar nga neni 146 i Kodit Penal. Burime policore thanë se Eduard Naçollari, 40 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Tiranë dhe Alketa Naçollari, 36 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë dyshohet se kanë marrë një kredi në Bankën Popullore Tiranë, me anë të mashtrimit në dokumentet e paraqitura. Këtë veprim dyshohet se kryer duke regjistruar në mënyrë fiktive në hipotekë objekte në pronësi të shtetasve të ndryshëm, ku dyshohet se këtë veprim e kanë kryer me synimin, për të mos kthyer më kredinë e marrë në këtë bankë.

Tiranë – Një adoleshent është arrestuar nga policia pasi aksidentoi një të mitur. Burime policore thanë për gazetën se dje u realizua arrestimi në flagrancë i shtetasit Arlind Doçi, 20 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Babrru Tiranë. Prangosja e tyre u krye sepse dy ditë më parë rreth orës 10:00, duke drejtuar motorin tip “Kavasaki”, me targa AC 42380, ka aksidentuar këmbësorin 11-vjeçar Brunaldo Sulaj, i cili gjatë momentit të përplasjes po tentonte të kalonte nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër. I mituri është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes u kryen veprimet hetimore dhe procedurale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.

22 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›