Lexuesi gjirokastrit, takim me librin
Në kuadrin e organizimit të festivalit "Fest - ARGJIRO 2009" në Gjirokastër nga Bashkia e këtij qyteti, në datat 12-14 maj 2009, në sheshin para turizmit (Hotel "Çajupi") do të organizohet edhe Panairi i Librit, tradicional në këtë qytet, me pjesëmarrjen e një pjesëve të botuesve nga Shqipëria. Panairi do të jetë i hapur gjatë gjithë ditës. Me këtë rast Bashkia e Gjirokastrës ka marrë përsipër sigurimin falas të akomodimit të botuesve. Ndër shtëpitë botuese që marrin pjesë janë "Toena", "Dituria", "Ombra GVG", "Skanderbeg Books", "Fan Noli", Akademia e Shkencave, agjencia e shpërndarjes së librit "Kuçuku", "Argjiro", "Çamëria", "Argeta", "Bota Shqiptare", librarë nga Gjirokastra etj. Ceremonia e hapjes së Panairit të Librit në Gjirokastër do të organizohet ditën e mërkurë, ora 09.00, me pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë, Flamur Bime, pjesëmarrësve në Festivalin e Folkut, lexuesve gjirokastritë dhe të ftuarve të shumtë. Mësohet se gjatë ditëve të panairit do të organizohen edhe disa takime me shkrimtarë e studiues të ndryshëm.