E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidatët e PD, ndeshje miqësore me të burgosurit

Kandidatë e Partisë Demokratike për qarkun Tiranë Aldo Bumçi dhe ish futbollisti Indrit Fortuzi, kanë zhvilluar një ndeshje futbolli me të burgosurit, ku në këtë burg janë afërsisht 355 të dënuar me të drejt vote, të cilët janë pajisur edhe me kartat e identitetit. Në bashkëpunim me futbollistë të Tiranës dhe nën përkujdesjen e presidentit të sport klub Tirana, Refik Halili, kandidatët e PD-së për Tiranën, Fortuzi dhe Bumçi  organizuan një ndeshje futbolli me të paraburgosurit e burgut 313. Kandidatët e PD, ju premtuan të burgosurve përmirësim të mëtejshëm të kushteve të jetesës në ambientet e vuajtjes së dënimit. Kreu i PD-së së Tiranës Aldo Bumçi deklaroi se mandatin e ardhshëm qeveria nuk do të kursejë investimet për standardizimin e kushteve të jetesës në burgje. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, të gjithë shtetasit e dënuar mbi 18 vjeç janë pajisur me karta identiteti në mënyrë që tu garantohet e drejta e votimit. Sipas drejtorit të burgut 313 Shkëlqim Kalemi janë marrë masat që votimi të jetë normal dhe ambientet të kenë të gjitha kushtet e domosdoshme, dhe deklaroi se të tilla aktivitete do të vazhdojnë të organizohen me qëllim shmangien e situatave negative për të burgosurit, në mënyrë që ata të mos ndjehen të mënjanuar nga shoqëria e gjerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›