Tatimoret e Lezhës mbyllin 50 lokale në Shëngjin
LEZHË Inspektoriati i tatimeve në Lezhë, ka nisur edhe operacionin kundër të gjithë subjekteve private që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme për gjatë vizë bregdetare në bregdetin Shëngjinit. Përveç mbylljes së lokaleve, tatimoret e Lezhës kanë sekuestruar edhe mallrat ushqimorë të lokaleve dhe pajisjet e tyre. Para nisjet së këtij operacioni kanë identifikuar subjektet e paregjistruara që operojnë në zonën bregdetare të Shëngjinit, nga sektori i identifikimit në terren në Drejtorine Rajonale të tatimeve në Lezhë në bashkëpunim me hetimin tatimor dhe sektorin e zbatimit kanë zbarkuar në këtë zonë duke kontrolluar të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shëngjin. Pjesë e këtij kontrolli jane bërë rreth 50 subjekte private të cilat nuk janë regjistruar më parë pranë zyrës së tatim taksave, për të cilat është kryer edhe konfiskimi i tyre, ndërsa nuk ka mbetur jashtë vëmendjes kontrolli për kasat fiskale, kuponat tatimor dhe regjistrimin e punonjësve. Ky kontroll i përbashkët i tatimoreve është fokusuar fillimisht në Shëngjin, ku gjatë kësaj periudhe ka patur një shtim të numrit të bizneseve, por të cilat nuk kanë shlyer detyrimet tatimore. Drejtori i zyrës se tatim taksave ne Lezhë Nosh Ndreshaj, ka bërë të ditur “se grupi i punës i cili po operon në zonën e Shëngjinit do të jetë prezent gjatë gjithë sezonit veror, ndërsa ka sqaruar se asnjë subjekt nuk do të kalojë pa u kontrolluar dhe pa u licencuar”.