E Shtunë, 31 Tetor 2026

U arrestohet vëllai, sulm me gurë komisariatit

Shoqërimi i një personi nuk është pritur mirë nga vëllezërit e tij, të cilët kanë “sulmuar” me gurë komisariatin 5 dhe më pas kanë hyrë brenda ambienteve të godinës dhe kanë goditur shefin e Krimeve, Artur Hyka, si dhe një tjetër efektiv policie. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se rreth orës 22.00 të mbrëmjes të së mërkurës, në ambientet e komisariatit nr.5, Shkëlqim Halili në bashkëpunim me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ilir Halili, kanë goditur për shkak te detyrës dy punonjës policie. Referuar të njëjtave burime, mësohet se konflikti ka nisur pasi në komisariat është shoqëruar njëri prej vëllezërve, i cili ishte duke prishur një mur, për shkak të konflikteve të pronësisë që kishte me pronarin. Në këto momente kanë ndërhyrë efektivët e Policisë, të cilët kanë e shoqëruar në komisariat. Vetëm pak minuta më pas, dy vëllezërit e tjerë kanë nisur të qëllojnë me gurë, duke thyer xhamat e Komisariatit 5 dhe pasi kanë hyrë në ambientet e brendshme kanë nisur të godasin Hykën dhe një tjetër efektiv policie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›