Tiranë; Akuzohen për mashtrim e falsifikim, arrestohen dy persona
Dy shtetas janë vënë në pranga nga policia kryeqytetase, pasi akuzohen për veprat penale të mashtrimit dhe falsifikimit. Me anë të një njoftimi zyrtar për shtyp, policia e Tiranës njoftoi se “Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar dërgoi materialet në Prokurori, për veprat penale të “mashtrimit” dhe “falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 143, 190 dhe 25 të Kodit Penal, ndaj shtetasve Akuila Findikliyan, 40 vjeç dhe Mirel Mzhika, 23 vjeç, të dy lindur dhe banues në Tiranë. Sipas të njëjtit burim, ndaj tyre është depozituar kallëzim nga një shtetas, administrator i firmës “Alpin” Sh.P.K, se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë falsifikuar etiketat e kësaj firme, njëherazi duke kryer dhe mashtrim tek qytetarët në shitjen e një produkti të rremë.