“Pakt kombëtar për zhvillimin e arsimit”
• Kryeministri Sali Berisha ka uruar dje 7 Marsin për mësuesit, teksa ka kërkuar miratimin e një pakti kombëtar për zhvillimin e arsimit.Gjatë një takimi në zyrën e tij me mësues të kryeqytetit, Berisha tha se, "çrrënjosja e korrupsionit vjen mbi të gjitha nga ju, sepse ju i edukoni fëmijët tanë me luftën kundër këtij fenomeni, e cila është pjesë e kulturës evropiane", theksoi Kryeministri Berisha. Gjithashtu Kryeministri e vuri theksin në domosdoshmërinë e trajnimeve dhe kualifikimeve të stafit pedagogjik, me qëllim rritjen e cilësisë së mësimdhënies. Lidhur me numrin e nxënësve në klasa, Kryeministri Berisha tha se qeveria po punon për të mos pasur më shumë se 30 nxënës për klasë. Nga ana e tyre mësuesit u shprehën se zbatimi i reformës në arsim, e cila ka ndikuar në përmirësimin e kushteve të tyre, është i prekshëm dhe shprehën besimin se qeveria do të mbajë premtimet për thellimin e reformës në arsim.