Lezhë, plagoset pronari i kompleksit “Inheritor”
LEZHë- Plagoset me arme zjarri pronari i kompleksit turistik “Inheritor” në Shëngjin, kompleks i cili u përfshi nga flakët rreth 2 muaj më parë. Anxhelin Fusha 40 vjec është plagosur sot në hyrje të një pallati pranë spitalit të qytetit në momentin që dilte nga banesa ku ndodhej pranë disa të afërmve të tij. Mbeten të panjohur autorët e plagosjes me armë zjarri, ndërsa mësohet se 40- vjecari është jashtë rrezikut për jetën. Policia nis hetimet për autorët e ngjarjes, ndërkohë Fusha dyshohet nga blutë e Lezhës edhe për një plagosje të kryer disa muaj më parë. Ndërsa dy muaj më parë, kompleksi në pronësi të 40 vjecarit u përfshi nga flakët duke u djegur i tëri.(m.a/News24/BalkanWeb)