E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat biometrike, radhë të gjata edhe në Korcë

KORCë- Radhë dhe orë të gjata në pritje për pasaportën biometrike në zyrën e vetme të aplikimit në qytetin e Korcës. Ata që tashmë kanë aplikuar, nuk e kalojnë dot kufirin pa dokumentin e ri të cilin ende nuk e kanë marrë. Ndërsa dhjetëra emigrantë të tjerë qëndrojnë në pritje për orë e ditë të tëra, duke rrezikuar edhe punën në shtetin fqinjë. Zyra e vetme e këtij shërbimi punon me një operator të vetëm dhe orar të reduktuar, pa marrë parasysh fluksin e madh të emigrantëve të cilëve më tepër se kudo u nevojitet ky dokument, duke krijuar kështu një kaos të vërtetë.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›