E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbarojnë vuajtjet e pacientëve, skaner në spitalin e Fierit

Paciente te qarkut te Fierit do te kursejne rruget per ne spitalet e kryeqytetit, e me gjere, kur behej fjale per diagnostikimin e semundjeve. Kjo pasi per here te pare spitali rajonal Fier do te kete edhe aparatin skaner, qe bën të mundur zbulimin e këtyre sëmundje që ne faza te hershme.
 

Sipas drejtueses së spitalit rajonal ne Fier, Donika Alushanaj, aparati skaner tashme eshte instaluar dhe pritet së shpejti te vihet ne funksion per pacientet.
 

Sipas saj ky investim i qeverisë shqiptare që kap vlerën e afro 250 mije eurove u jep mundësinë mjekëve dhe pacientëve për diagnostikimin dhe më pas për kurimin e sëmundjeve të ndryshme.
 

Sipas mjekëve ky aparat funksionon me standartet me moderne dhe te avancuara, te perdorura sot ne mjekesi per gjetjen dhe lokalizimin e tumoreve.
 

Ne kete menyre, nderhyrja kirurgjikale behet me e lehte, dhe si rrjedhoje pasojat dhe efektet anesore per pacientin jane me te reduktuara.
 
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›