Paskuqani me shkollë të re,Tafaj inspekton punimet

Nxënësit e Paskuqanit në këtë vit të ri shkollor do të ulen në bankat e shkollës së re 9-vjecare. Investimi në këtë shkollë kap vlerën e 17 milion dollarëve, financuar nga Banka Botërore dhe qeveria shqiptare.
Ministri i Arsimit ,Myqerem Tafaj, tha se rreth 1000 nxënës në nëntor të këtij viti do të ulen për herë të parë në bankat e kësaj shkolle.
Kapacitet e kësaj shkolle përmbushin kërkesat e nxnësve të Paskuqanit. Përvec klasave, shkolla ka laboratore dhe palestër për tu ardhur në ndihmë nxësnve në procesin mësimor.