E Diel, 1 Nëntor 2026

Plazhi i Velipojës, pushuesit: Mungojnë banjot publike

Plazhi i Velipojes, pavaresisht vlerave qe ka ne vetvete, si nje nga plazhet me reren dhe ujin me te paster ne Shqiperi, ka ende vende per te permiresuar.
 

Nje fakt i tille eshte pohuar nga pushuesit, te cilet thone se mungesa e banjove publike eshte e patolerueshme, ndaj komuna duhet te kishte marre masa per kete problem, i cili mbetet nje problem shqetesues per kete zone turistike.
 

Plazhi i Velipojes shfrytezohet kryesisht nga qytetaret e Shkodres dhe banoret e zonave perreth, por gjate diteve te nxehta nuk mungojne edhe pushuesit nga Kosova, pasi eshte plazhi verior me afer tyre.

Gjate veres se vitit te kaluar, numri i pushuesve ne Velipoje gjate fundjaves arriti ne 60 mije persona, ndersa gjate diteve te tjera te zakonshme plazhi veriperendimor vizitohej mesatarisht nga rreth 20 mije pushues.
 

Megjithate me nje infrastrukture qe le shume per te deshiruar, sidomos segmenti i rruges ne te hyre, Velipoja po i largon cdo dite e me shume pushuesit.
 
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›