E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, vdes e moshuara, pranga mjekut që e operoi

TIRANE- Policia e Lezhës ka ndaluar mbrëmjen e djeshme mjekun Ndue Çupi, mbi të cilin rëndon akuza e mjekimit të pakujdesshëm.

Kirurgu 55-vjecar para 4 ditësh kishte operuar nga guri në tëmth një të moshuar, e cila ndërroi jetë pas 24 orësh. Pikërisht ky rast është bërë shkak për arrestimin e tij, pasi dyshohet se mjeku është treguar i pakujdesshëm me mjekimin.

Ndërsa shkaqet konkrete rreth kujdesit mjeksor ndaj të moshuarës po hetohen nga ekspertiza.

Ky është rasi i dytë brenda pak ditësh që në pranga bien për të njëjtën akuzë, mjekët. Pak ditë më parë në Durrës u arrestuan 2 mjekë për vdekjen e volejbollistit Juxhin Guza.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›