Liberalizimi i vizave, Meta në Bruksel, do takojë Oli Rehn
BRUKSEL-Zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm Ilir Meta ndodhet sot në Bruksel për të diskutuar lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave dhe marrjes së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.Kjo është vizita e parë në Bruksel e zotit Meta që kur ai erdhi në krye të diplomacisë shqiptare afro dy muaj më parë.
Burime nga ministria e Jashtme shqiptare bëjnë të ditur se gjatë tre ditëve priten takime intensive me autoritetet e Brukselit, përfshirë dhe komisionerin për zgjerimin Olli Rehn, ku në vëmendje do të jenë çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë dhe dhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë nga BE.
Zyrtarët shqiptarë janë deklaruar se brenda muajit nëntor pala shqiptare do të përmbushë një pjesë të rëndësishme të detyrimeve që lidhen me këto procese, por opozita nga ana e saj shpreh dyshime nëse një gjë e tillë do të arrihet.
Komisioni Europian nuk e ka përfshirë Shqipërinë në propozimin e tij për liberalizimin e vizave me disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor në fillim të vitit të ardhshëm, ndërkohë që aplikimi i saj për statusin e vendit kandidat për anëtar të BE-së nuk është shqyrtuar, ndonëse është paraqitur që në muajin prill të këtij viti.
(s.g/BalkanWeb)