Liberalizimi i vizave, ana tjetër e medaljes
Erjona Canaj*
Prej disa ditësh ka nisur një “fushatë informimi” për të gjithë shtetasit shqiptarë, për mënyrën se si do të realizohet procesi i liberalizimit të vizave, cilat janë efektivisht kushtet që duhet të plotësohen, si dhe lehtësitë që sjell ky proces për shtetasit shqiptarë. Por ajo që ka ngjallur së fundmi një interes të veçantë në lidhje me liberalizimin e vizave në shoqërinë shqiptare është, pa dyshim, informimi i shtetasve se cilat janë konkretisht detyrimet që penalizojnë shtetasit që dëshirojnë të udhëtojnë në hapësirën Shengen, nëse nuk i respektojnë me rigorozitet rregullat për lëvizjen e lirë. Më në fund, Ministria e Jashtme, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se në këtë “proces liberalizimi” ka edhe penalitete. Mosrespektimi i klauzolave të Marrëveshjes që Shqipëria do të nënshkruajë me shtetet e hapësirës Shengen, për lëvizjen e lirë të shtetasve do të ketë edhe penalizime. Penalizimi më i madh që prek shtetasit shqiptarë është ai lidhur me mosrespektimin e afatit kohor të qëndrimit të tyre në një shtet të hapësirës Shengen, nëse e ushtrojnë të drejtën e lëvizjes së lirë. Shqiptarët do të mund të udhëtojnë pa viza në hapësirën Shengen, vetëm pas vendimit të Këshillit, i cili, sipas të dhënave të fundit, do të mblidhet tre herë gjatë gjysmës së dytë të vitit 2010, në datat 7-8 tetor, 8-9 nëntor dhe 2-3 dhjetor.
Liberalizimi i vizave, në fakt, nënkupton thjeshtësimin në maksimum, sipas direktivave të BE-së, të procesit të pajisjes së shtetasve që kanë paraqitur kërkesën për vizë hyrje afatshkurtër në një shtet të hapësirës Shengen. Ndërsa udhëtimi i lirë i shqiptarëve në BE nënkupton heqjen e plotë të vizave: pra, shtetasit shqiptarë do të udhëtojnë në secilin nga shtetet e hapësirës Shengen, pa qenë nevoja të pajisen me vizë hyrje, por të pajisur vetëm me pasaportë biometrike. Pasaportat biometrike janë konform, ndër të tjera, Rregullores n. 810/2009 e 13 korrikut 2009 që themeloi një kod komunitar të vizave (i quajtur ndryshe kodi i vizave, i cili hyri në fuqi edhe në vendin tonë), Vendimit të Komisionit evropian 2004/512/KE, e cila vendos teknika specifike në lidhje me normat mbi karakteristikat biometrike për Sistemin Informativ të Vizave (SIV) si dhe Rregullores n. 767 të 9 korrikut 2008, e cila parashikon shkëmbimin e të dhënave që gjenden në pasaporta për vizat afatshkurtër që u jepen shtetasve jokomunitarë në përgjithësi. Siç dihet, qëndrimi në një shtet të BE-së duhet të ketë një kohëzgjatje tre mujore. Udhëtimi i lirë në shtetet e BE-së do të realizohet vetëm për periudhën afatshkurtër, d.m.th. për 90 ditë.
Në momentin që shqiptarët do të vendosin të ushtrojnë këtë të drejtë, ata duhet të respektojnë disa kushte apo detyrime. Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë dy herë në vit (ose një herë në gjashtë muaj), por nuk mund të qëndrojnë më shumë se tre muaj (90 ditë). Gjatë kësaj periudhe, ata mund të vizitojnë shtetet e BE-së ose të takojnë të afërmit e tyre, por nuk mund të aplikojnë për bashkim familjar. Bashkimi familjar për të afërmit e shtetasve shqiptarë duhet të bëhet sipas rregullave dhe procedurave të legjislacionit në fuqi të secilit vend në hapësirën Shengen, konform direktivës 2003/86/KE të BE-së të miratuar në 22 shtator 2003, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2006, si dhe konform vendimeve të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, në lidhje me lehtësirat e ndryshme që mund t’u akordohen këtyre familjarëve në vazhdimësi. Gjithashtu, ata nuk mund të qëndrojnë për arsye studimi afatgjatë. Edhe në këtë rast, shtetasit shqiptarë nuk mund të shfrytëzojnë cikle studimi të plota, pasi ato shkojnë përtej afatit kohor 90 ditë. Gjithsesi nuk duhet nënvlerësuar fakti që të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin kurse të ndryshme një, dy ose tre mujore, mund të shfrytëzojnë këtë mundësi. Nuk duhet nënvlerësuar edhe fakti që shumë të rinj do të përfitojnë nga ky liberalizim, për të ndjekur dhe parë nga afër se ku dëshirojnë të ndjekin studimet e tyre në të ardhmen dhe për të marrë të gjitha informacionet e nevojshme. Për sa i përket punësimit, një çështje shumë delikate dhe për të cilën, shoqëria shqiptare është treguar shumë e ndjeshme, nuk përfshihet në këtë proces liberalizimi. E vetmja mundësi punësimi është ai sezonal. Në këtë mënyrë, shtetasit shqiptarë mund të kërkojnë një punë më të mirë, mund të krijojnë kontakte për një punësim të ardhshëm mbi bazën e legjislacionit të brendshëm në fuqi të çdo shteti anëtar të BE-së, por nuk mund të punësohen aty direkt përveçse në një punë sezonale. Pra, lëvizja e lirë nëpërmjet heqjes së plotë të vizave do të sjellë ndjekjen e procedurave të punësimit, jo më si emigrantë që qëndrojnë (ose efektivisht punojnë) në mënyrë të paligjshme në territorin e një shteti të zonës Shengen. Kjo do të sjellë gjithashtu kontakte të drejtpërdrejta me punëdhënës në bazë të ofertave për punësim në shtetin e BE dhe do të bëjë të mundur që shtetasit shqiptarë të hyjnë në një shtet të hapësirës Shengen, qoftë edhe vetëm për të kërkuar një punë. Edhe puna sezonale e cila mund të ketë, në fakt, një shtrirje kohore deri në gjashtë muaj (në disa shtete edhe deri në nëntë muaj), nuk mund të shfrytëzohet tërësisht pasi afati kohor i 90 ditëve përsëri nuk e lejon këtë. Penaliteti më i madh që mund të prekë shtetasit shqiptarë, që ushtrojnë lirinë e lëvizjes së lirë afatshkurtër është mosrespektimi i kthimit të këtyre të fundit brenda 90 ditëve në Shqipëri. Në këto raste autoritetet e vendit ku ai ka udhëtuar e kthejnë atë në Shqipëri. Ky shtetas penalizohet që të mos mund të hyjë më në asnjë shtet të zonës Shengen për 5 vjet. Pra, duhet bërë e qartë që shtetasit shqiptarë që do të duan të udhëtojnë në shtetet e hapësirës Shengen duhet të respektojnë me përpikëri dhe duhet ta marrin me shumë seriozitet respektimin e këtij afati kohor, pasi penalizimi në këto raste është ndalimi në mënyrë kategorike në secilindo nga shtetet e hapësirës Shengen. Sinjalizimi i skadencës së afatit kohor të vizës realizohet nëpërmjet Sistemit Informativ Shengen (SIS) - një sistem i përbashkët informacioni ose lidhje, - i krijuar për të bërë shpërndarjen e shpejtë të informacionit (në kohë reale) mes forcave policore të shteteve të aderuara në zonën Shengen, informacione për persona dhe objekte të dyshuar apo thjesht të sinjalizuar. Sistemi SIS është zëvendësuar nga një sistem i ri i ashtuquajtur SIS II, i cili lejon integrimin e shteteve të reja anëtare në sistem pas zgjerimit të Bashkimit evropian apo shteteve kandidate, duke bërë që sinjalizimi të jetë si për shtetasit komunitarë, ashtu edhe për shtetasit që vijnë nga vende jo anëtare të Bashkimit evropian. Kontrollet apo verifikimet e shumta mund të bëhen si në pikat kufitare (aeroporte, polici apo dogana) ashtu edhe brenda vendit. Të dhënat kanë të bëjnë përgjithësisht me emrin, mbiemrin, pseudonimin (nëse njihet), ditëlindja dhe vendlindja, gjinia, shtetësia, shenja të ndryshme fizike të veçanta, të cilat mund te konsiderohen të pandryshueshme etj... Konkretisht, nëse një person i cili udhëton në një nga shtetet e hapësirës Shengen, tenton të mos kthehet brenda afatit të përcaktuar, ai penalizohet nga shteti ku ai gjendet me: 1- gjobë financiare; 2-dëbim i menjëhershëm nga territori ku ndodhet; 3-sinjalizim si person që nuk ka respektuar afatin kohor tremujor të sistemit SIS; 4-ndalohet të hyjë dhe të qëndrojë, nëse hyn përsëri (në mënyrë të paligjshme) në shtetet e zonës Shengen për pesë vitet e ardhshme. Këto penalizime do të aplikohen edhe nëse shtetasit shqiptarë udhëtojnë drejt një shteti të hapësirës Shengen dhe më pas, brenda afatit të lejuar udhëtojnë drejt një shteti tjetër Shengen. Pra, shtetasit do të penalizohen edhe nëse gjenden në një shtet të dytë të zonës Shengen. Le të sjellim një shembull konkret: nëse një person udhëton për në Itali për të takuar familjarët e tij dhe më pas, brenda afatit kohor tre muaj vendos të udhëtojë për në Francë ai është i lirë të udhëtojë, por duhet të ketë parasysh që edhe nëse ka hyrë për herë të parë në Itali, nëse nuk e respekton afatin kohor për t’u kthyer në Shqipëri, penalizimi ndodh në Francë. Informacionet mbi atë person që nuk është kthyer në Shqipëri brenda afatit kohor të përcaktuar do të merren direkt nga të dhënat biometrike, të cilat gjenden te pasaporta biometrike, me të cilën udhëton ky person. Moslejimi i hyrjes ose të qëndrimit (nëse hyn në mënyrë të paligjshme), në asnjë nga shtetet e zonës Shengen për 5 vjet është penaliteti më i rëndë që mund të prekë shqiptarët në këtë situatë. Ndaj është tepër e rëndësishme që shoqëria shqiptare të informohet dhe të ndërgjegjësohet jo vetëm në lidhje me kushtet dhe lehtësimet e ndryshme, por në mënyrë të veçantë edhe me penalitetet që lidhen me lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptare në të ardhmen në hapësirën Shengen.
*Pedagoge në Universitetin
Evropian të Tiranës