E Diel, 1 Nëntor 2026

“Transparencë për të shkuar në lokalet”



Deputetja Arta Dade tha dje gjatë një prononcimi televiziv se transparenca është kusht edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale. "Ne kemi ardhur në Parlament për të kërkuar transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, që do t'i shërbejë edhe zgjedhjeve të ardhshme, por pa u arritur standardet e kërkuara nuk mund të flasim për zgjedhjet e ardhshme. Kemi besim se situata do të ndryshojë, pasi koha po punon gjithnjë e më shumë për ne", u shpreh Dade. Duke sqaruar pozicionin e PS në Parlament dhe PS që del në protestë, Dade u shpreh se kjo është një gjë normale, pasi edhe protestat që po përdoren në funksion të transparencës, janë një mjet demokratik. "Përpjekja për arritjen e transparencës nuk përjashton protestën. Kriza politike është shumëdimensionale dhe vjen duke përkeqësuar edhe krizën ekonomike", theksoi Arta Dade.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›