E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, Montobbio: Ndikon ngërçi politik



Ambasadori spanjoll në Shqipëri, Montobbio, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së, deklaroi dje se zgjidhja e situatës aktuale politike do të ndikonte pozitivisht në procesin e liberalizimit të vizave. "Mesazhi ynë është se ka procese të rëndësishëm që janë vënë në lëvizje, që superimi dhe kalimi i kësaj situate është pozitiv për avancimin e këtyre proceseve", tha Montobbio. Deklarata e ambasadorit u bë në Vlorë gjatë një forumi. Ai foli edhe për situatën politike në vend, duke thënë se duhet ngritur një komision hetimor konsensual. "Ajo që ka thënë edhe më parë BE, është pra që diferencat politike duhet të zgjidhet në Parlament. Këto diferenca duhet të çojnë në një marrëveshje ndërmjet palëve, që në këtë rast janë Qeveria dhe opozita. Kjo marrëveshje duhet të sjellë krijimin e një komisioni parlamentar, mandati i të cilit të jetë një marrëveshje si opozita edhe nga Qeveria, kjo njëkohësisht bazuar në principin e transparencës dhe kushtetutshmërisë", tha ambasadori spanjoll.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›