Liberalizimi i vizave do të jetë objektivi kryesor për t’u arritur, vitin e parë të mandatit të dytë
Kryeministri premton se në mandatin e dytë qeverisës, qytetarët shqiptarë do të lëvizin të lirë
TIRANE - Përpos realizmit të projekteve madhore, si anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, dhe dorëzimi i kërkesës për statusin e vendit kandidat, kryeministri Berisha premtoi gjithashtu se brenda vitit të parë të mandatit të dytë të qeverisë së drejtuar prej tij, realizohet liberalizimi i plotë i vizave për qytetarët shqiptarë.
Gjatë vizitës në qytetin e Vlorës, Berisha garantoi para të rinjve, se, “liberalizimi i vizave brenda vitit të parë, të mandatit tonë të dytë është objektivi ynë, është premtimi ynë dhe ne do ta mbajmë atë”.
Ne do të punojmë së bashku, tha kryeministri, për mandatin tonë të dytë, për mandatin tuaj, mandatin e ëndrrave më të bukura të shqiptarëve, mandatin e horizonteve të reja, e ëndrrave të shndërruara në realitet, mandatin e një Shqipërie tjetër, e një Shqipërie evropiane.
L.Q