E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, gati alibinë e pengmarrjes së procesit të zgjedhjeve

Nënkryetarja e KQZ, kërkesa që nuk ia njeh ligji

“Ministria e Brendshme informon në mënyrë periodike, jo më pak se një herë në muaj KQZ-në, në lidhje me ecurinë e pajisjes së shtetasve me karta identiteti sipas pikës 2, pra detyrimi për ta informuar KQZ jo më pak se një herë në muaj është vetëm për ecurinë e procesit. Lista e shtetasve do të dorëzohet në KQZ, se kur nuk e thotë ligji”

TIRANE - Partia Socialiste e ka transferuar nga Kuvendi i Shqipërisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve betejën e saj për marrjen peng të procesit përmes kontestimit të punës së bërë deri tani nga ana e strukturave qeveritare në përgatitjen e procesit zgjedhor.
Përfaqësues të saj në KQZ kanë shprehur dje shqetësimin për “mungesën e informacionit nga ministria e Brendshme për sa i përket numrit të shtetasve që nuk kanë dokumentet identifikimi për të votuar.
Sipas nënkryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Dëshira Subashi, Ministria e Brendshme e ka të detyrueshme nga ligji elektoral që të informojë një herë në muaj pranë institucionit që menaxhon zgjedhjet për listat e zgjedhësve që nuk kanë dokumente identifikimi.
“Nuk ka ardhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lista e personave të cilët nuk disponojnë dokument për të qenë në qendrën e votimit në 28 qershor”, tha Subashi. Megjithatë këto pretendime janë hedhur poshtë nga kryetari i KQZ-së, Arben Ristani. “Ministria e Brendshme informon në mënyrë periodike, jo më pak se një herë në muaj KQZ-në, në lidhje me ecurinë e pajisjes së shtetasve me karta identiteti sipas pikës 2, pra detyrimi për ta informuar KQZ jo më pak se një herë në muaj është vetëm për ecurinë e procesit. Lista e shtetasve do të dorëzohet në KQZ, se kur nuk e thotë ligji”, sqaroi Ristani. Disa ditë më parë mazhoranca dhe opozita arritën një marrëveshje për t’u ardhur në ndihme njerëzve që nuk kanë pasaporta të pajisen sa më parë me kartat e reja të identitetit me qëllim që në zgjedhjet e 28 qershorit të gjithë të kenë mundësi të votojnë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›