E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria mbyll dosjen dhe dërgon në gjykatë dosjen “I diplomuari"



Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e shkallës së parë të rrethit dosjen për një 41-vjeçar të akuzuar për falsifikim dokumentesh.

Sipas burimeve, i pandehuri Krenar Beqaraj është ndaluar gjatë operacionit “I diplomuari”, në muajin gusht të këtij viti nga policia e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, pas arrestimit të tij, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të konsiderueshme dokumentesh të falsifikuara, përgjithësisht dokumente shkollore. Sipas akuzës, 41-vjeçari merrej me falsifikimin e dokumenteve zyrtare, kundrejt pagesës. Beqaraj do të dalë para gjykatës nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›